E hënë, Gusht 10Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Lajme

Dr.Gëzim Kelmendi: Votat e Fjalës, janë transferuar tek partitë tjera

Dr.Gëzim Kelmendi: Votat e Fjalës, janë transferuar tek partitë tjera

Intervista, Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Votat e Fjalës, janë transferuar tek partitë tjera Prishtinë, 22.06.2017 Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi thotë se koalicionet PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa e kanë dëmtuari partinë e tij duke ia mohuar të drejtën e të pasurit komisionerë në vend votime. Kelmendi në një intervistë për KosovaPress tha se dëmtimi i Fjalës ka vazhduar edhe gjatë ditës së zgjedhjeve duke i shpallur të pavlefshme votat e tyre dhe duke i transferuar votat e Fjalës tek partitë tjera.“Do të thotë koalicioni i PDK-së, koalicioni i LDK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë marr vendim që në çdo vendvotim t’i kenë nga 3 komisionerë secila parti 3+3+2, ndërsa neve na ka lënë pa asnjë komisioner. Qysh në fillim të procesit zgjedhor e kanë dëmtuar partinë Fjala, dëmtimi i dytë
Kabashi: Urime dita e çlirimit Istog!

Kabashi: Urime dita e çlirimit Istog!

Lajme
Kabashi: Urime dita e çlirimit Istog! Prishtinë, 20.06.2017 Sot është 18 vjetori i çlirimit të Istogut, ditë e cila shënon edhe fillimin e epokës së Lirisë për istogasit! Pikërisht më datën 20 qershor, Istogu edhe zyrtarisht ishte i lirë dhe qytetarët e kësaj Komune nuk ishin të kërcënuar më nga tytat e ushtrisë paramilitare të regjimit diktatorial të Sllobodan Millosheviç-it. Të gjithë e dimë për kohen nëpër të cilën kaluam para çlirimit dhe si asnjëherë më parë, duhet festuar e uruar kjo ditë, sepse shihen pakë fije shprese në të ardhmen duke kërkuar më të mirën për vendin tonë në përgjithësi dhe Istogun në veçanti. Andaj, dua që përzemërsisht të ua uroj të gjithë qytetarëve të Komunës së Istogut ditën e çlirimit dhe të shprehi dëshirat e mija, që të përmirësohemi në punën q
Dr.Gëzim Kelmendi intërvistë për portalin Periskopi

Dr.Gëzim Kelmendi intërvistë për portalin Periskopi

Intervista, Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi intërvistë për portalin Periskopi Prishtinë, 20.06.2017 Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi flet për procesin zgjedhor. Ai thotë se i janë vjedhur votat, shpjegon si dhe çfarë ka ndodhur dhe thotë se shpejt do të ketë zgjedhje sërish në Kosovë. Në një intervistë për Periskopi.com ai thotë se janë komisionerët e partive tjera ata që i treguan se si partisë Fjala i janë vjedhur votat. Kelmendi thotë se fillimisht u dëmtuan kur i lejuan që të kenë komisionerë. “Ne garuam të barabartë me tri partitë e mëdha, me koalicionet, PDK’në, LDK’në dhe Vetëvendosjen dhe ne si parti fjala garuam me nga 110 kandidatë por ata për vete siguruan në çdo vendvotim nga 3 komisionerë dhe Vetëvendosje nga dy, ndërsa neve na lanë pas asnjë komisioner. Do të thotë që qysh
Maloku: Podujevë urime Dita e Çlirimit

Maloku: Podujevë urime Dita e Çlirimit

Lajme
Maloku: Podujevë urime Dita e Çlirimit Të nderuar qytetarë të Podujevës urime Dita e Çlirimit të Podujevës. Kjo ditë çdoherë na ngjall emocione, edhe pse vitet kalojnë por kujtimet, lotet, gëzimi, të rrahurat e zemrës nuk harrohen asnjëherë. Lus Zotin ti ketë shpërblyer ata që sakrifikuan jetën e tyre që ne ta gëzojmë ketë ditë. Shpresoj që jetës dhe gjakut të tyre të arrijmë të ua japim hakun duke punuar për ketë shtet tonë të lirë fal atyre, të ua japim hakun duke punuar, dashuruar me shpirt ketë tokë të shenjtë. 19 Qershori na simbolizon lirinë por ditët tjera duhet simbolizuar punën tonë për të mirën e vendit që heronjtë shumë e deshtën. Me respekt Xhevdet Maloku Kryetar i Partisë FJALA - Podujevë
Dr.Gëzim Kelmendi godet tri partitë e para për vjedhje të votave, hajnia ka me ju mbet në fyt

Dr.Gëzim Kelmendi godet tri partitë e para për vjedhje të votave, hajnia ka me ju mbet në fyt

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi godet tri partitë e para për vjedhje të votave, hajnia ka me ju mbet në fyt Prishtinë, 19.06.2017 Kryetari i Partisë FJALA ka goditur tri partitë e para se si vodhën votat e Partisë FJALA. Ja reagimi i plotë i Kelmendit: Hajnia ka me iu mbetë në fyt ! Ju koalicionet PAN, LAA dhe ju Vetëvendosje, sot në KQZ nuk paskeni mujt me ra në ujdi për votat. Por dijeni se dëmin që na e bëtë në fillim kur vetit ua siguruat nga 3+3+2 komisioner në çdo vendvotim e neve asnjë, keni me vjellë. Dhe votat që na i vodhët gjatë numërimit, edhe ato keni me i vjellë. Se sendi i vjedhur ka me iu mbet në fyt, krejt keni me i vjellë. Neve FJALËS na i vjedhët votat, por vullnetin kurrë nuk mundeni me na vjedhë. Turp për juve. Gëzim Kelmendi Kryetar i Partisë FJALA
Dallim nga rezultati i zgjedhjeve rritet mbështetja fuqishëm për Partinë FJALA

Dallim nga rezultati i zgjedhjeve rritet mbështetja fuqishëm për Partinë FJALA

Lajme
Dallim nga rezultati i zgjedhjeve rritet mbështetja fuqishëm për Partinë FJALA Prishtinë, 19.06.2017 Edhe pse në zgjedhjet e 11 Qershorit, partia Fjala nuk pati ndonjë rezultat të mirë pasi që morri vetëm mbi 7,000 vota, këtyre ditëve kryetari i kësaj partie z.Gëzim Kelmendi shihet duke u përkrahur dhe mbështetur edhe më fuqishëm se herave tjera nga qytetarë e aktivistë të ndryshëm nga Kosova “Nuk e kam pritur këtë ! Pas rezultatit jo të mirë në zgjedhje, nuk e kam pritur që do të rritet mbështetja dhe interesimi për Partinë FJALA. Kjo tregon se ne do të kthehemi fuqishëm ngase: – kemi moralin dhe vullnetin e lartë për fitore – kemi mbështetjen dhe interesimin e rritur – kemi kuadro të ndershme dhe profesionale – e kemi për popull dhe shtet, e nuk e kemi si të tjerët për xhe
Dr.Gëzim Kelmendi: Nuk e kam pritur këtë !

Dr.Gëzim Kelmendi: Nuk e kam pritur këtë !

Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi: Nuk e kam pritur këtë ! Prishtinë, 18.06.2017 Pas rezultatit jo të mirë në zgjedhje, nuk e kam pritur që do të rritet mbështetja dhe interesimi për Partinë FJALA. Kjo tregon se ne do të kthehemi fuqishëm ngase: - kemi moralin dhe vullnetin e lartë për fitore - kemi mbështetjen dhe interesimin e rritur - kemi kuadro të ndershme dhe profesionale - e kemi për popull dhe shtet, e nuk e kemi si të tjerët për xhep. Dhe mos harroni, kur dikujt i bëhet zullum dhe padrejtësi, ai do të fitoj dhe ngadhnjejë mbi të padrejtit dhe zullumqarët. Gjithmonë ka qenë kështu dhe gjithmonë do të bëhet, INSHAALLAHU. Gëzim Kelmendi Kryetar i Partisë FJALA