Muamer Jakupi premton se nëse zgjidhet deputet, pagën do tua dhurojë skamnorëve
Muamer Jakupi premton se nëse zgjidhet deputet, pagën do tua dhurojë skamnorëve
Prishtinë, 07.06.2017
Kandidati i Partisë Fjala për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, Muamer Jakupi ka premtuar se pagën e tij si deputet – nëse zgjidhet – do tua dhurojë skamnorëve.
“Të nderuar shokë, miq dhe qytetarë. Dua të ua rikujtoj së Partia FJALA në zgjedhjet e 11 Qershorit garon e vetme pa koalicion me gjithsej 110 kandidatë për deputet. Në mesin e tyre jam edhe unë, kështu që kam marr vendim, nëse arrije të zgjidhem deputet, unë Muamer Jakupi tërë pagën time si deputet do ta dhurojë për skamnorët, pagë kjo e cila është mbi 1 mijë euro në muaj”, ka thënë Jakupi.
Sipas tij, “duke parë çdo ditë e më shumë mbështetjen nga qytetarët e Kosovës për Partin






