E martë, Gusht 11Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Lajme

Partia FJALA në zgjedhjet e 11 qershorit përforcohet edhe me një veteran të UÇK-së

Partia FJALA në zgjedhjet e 11 qershorit përforcohet edhe me një veteran të UÇK-së

Lajme
Partia FJALA në zgjedhjet e 11 qershorit përforcohet edhe me një veteran të UÇK-së Prishtinë, 16.05.2017 Gazmend Prishtina është emri më i ri i Partisë FJALA i cili do jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit. Gazmendi është edhe veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një njeri me vlera të larta i cili kur ishte koha ju përgjigjë vendit në mbrojtje të saj, tani ai do jep çdo gjë nga vetja me ato vlera morale dhe kombëtare që së bashku me Partinë FJALA të dalin triumfues në zgjedhjet e 11 qershorit. Mirë se vjen #Gazmend në FJALA
Partia “Fjala” nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit | Intervistë për portalin Indeksonline

Partia “Fjala” nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit | Intervistë për portalin Indeksonline

Intervista, Lajme
Partia “Fjala” nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit | Intervistë për portalin Indeksonline Prishtinë, 16.05.2017 Partia “Fjala” nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e 12 qershorit. Kështu ka vendosur subjekti që udhëhiqet nga Gëzim Kelmendi. Ky i fundit, në një prononcim për “Indeksonline”, ka treguar se janë në përfundim të listës për deputetë. “Ne jemi të vendosur që kësaj gare t’i hyjmë vetëm pa koalicion. E kemi marrë vendim si kryesi e partisë para 1 jave. Andaj, jemi në përundim të sipër të listës për kandidat për deputet”, ka thënë ai. Ndryshe, sonte në orën 00:00 edhe zyrtarisht përfundon afati për partitë politike për të deklaruar në Komisionin Qendror Zgjedhor koalicionet parazgjedhore.
Magjistri i Shkencave të Ekonomisë dhe veterani i UÇK-së Fatmir Smajli i bashkohet Partisë FJALA

Magjistri i Shkencave të Ekonomisë dhe veterani i UÇK-së Fatmir Smajli i bashkohet Partisë FJALA

Lajme
Magjistri i Shkencave të Ekonomisë dhe veterani i UÇK-së Fatmir Smajli i bashkohet Partisë FJALA Në Partinë FJALA çdo ditë po vijnë intelektual dhe kuadro të reja, ndër ta është edhe Fatmir Smjali i cili edhe bëri publike anëtarsimin e tij në FJALA. Ja dhe postimi i plotë i Smajlit: Duke ju falenderuar për mbështetjen dhe kontributin e juaj, të gjithë juve familjarë, miq, bashkëunëtorë, dhe ju bashkëluftëtarët e mi, kam nderin që nëpërmjet këtij postimi të ju njoftoj për aktivitetin tim politik. Unë, Fatmir Smajli Magjistër i shkencave Ekonomike. Përvojë shumëvjeçare pune në nderrmarrësi, si dhe Veteran i UÇK-së, nëpërmjet këtij postimi, kam nderin që të paraqes në mënyrë zyrtare kandidaturen time për Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga radhet e Partisë FJALA.
Në përvjetorin e masakrës të fshtrave të Pejës, Qyshk, Zahaq Llabjan e Pavlan

Në përvjetorin e masakrës të fshtrave të Pejës, Qyshk, Zahaq Llabjan e Pavlan

Lajme
Në përvjetorin e masakrës të fshtrave të Pejës, Qyshk, Zahaq Llabjan e Pavlan Në përvjetorin e masakrës së fshtrave të Pejës, Qyshk, Zahaq Llabjan e Pavlan, Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi së bashku me anëtarin e Kryesisë së Degës së Partisë FJALA në Pejë Fatlum Krasniqi vizituan varrezat e dëshmorëve dhe u takuan me familjarët e të vrarëve. Kjo masakër që u zhvillua me 14 Maj 1999 nga forcat serbe, la të vrarë mbi 100 civil të vrarë dhe të masakruar është dëshmi e qartë për krimet dhe terrorin e forcave serbe që u krye mbi popullatën civile të Kosovës. Partia FJALA Prishtinë, 14.05.2017
FJALA – Po vijmë fuqishëm nga Prizreni

FJALA – Po vijmë fuqishëm nga Prizreni

Lajme
FJALA - Po vijmë fuqishëm nga Prizreni Prishtinë, 13.05.2017 Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka bërë publike edhe katër kandidatët për deputet nga rradhët e Partisë FJALA të cilët vijnë nga Prizreni. Ja komunikata e plotë e Kryetarit Kelmendi: Po vijmë fuqishëm nga Prizreni Lista për deputet nga Partia FJALA po pasurohet me kuadro të ndershme dhe intelektuale. 1.Prof.Hasim Shtërbani - Magjistër i emergjencave, 2.Valon Beqiri - Jurist, shkrimtar, 3.Valmire Berisha - Magjistre e shkencave Juridike, 4.Egzon Gashi - Ekonomist. Gëzim Kelmendi Kryetar i Partisë FJALA
Dr.Gëzim Kelmendi i sigurt se “FJALA” do të hyjë në Kuvend | Inervistë për portalin Lajmi.net

Dr.Gëzim Kelmendi i sigurt se “FJALA” do të hyjë në Kuvend | Inervistë për portalin Lajmi.net

Intervista, Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi i sigurt se “FJALA” do të hyjë në Kuvend | Inervistë për portalin Lajmi.net Prishtinë, 11.05.2017 Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka thënë se ky subjekt politik do t’i hyjë e vetme garës zgjedhore. Ndërsa ka shprehur bindjen se “Fjala” do ta kaloj pragun zgjedhor prej 5% për të hyrë në Kuvend. Kelmendi ka thënë për lajmi.net se qytetarët janë të zhgënjyer me skenën aktuale politike dhe është duke kërkuar ndryshime, prandaj ai thotë se partia e tij do të arrij të marr votat e nevojshme për të hyrë në Kuvend. “Të shtunën kemi marr vendim që të hyjë në zgjedhje pa koalicione parazgjedhore. Ka qenë vendim i Kryesisë me 32 vota për dhe 3 kundër që të garojmë e vetme. Ne jemi shumë optimist që do ta kalojmë pragun zgjedhor, ngase te qytetari ka një zhgënj