Kuvendi i I-rë i Partisë FJALA në Podujevë
Kuvendi i I-rë i Partisë FJALA në Podujevë
Partia FJALA sot me 24.12.2016 mbajti Kuvendin e parë Zgjedhor në degën e Podujevës, ku zgjodhi Kryetarin e saj dhe Kryesinë të përbërë nga 25 anëtarë. Në këtë Kuvend, delegatët votuan Xhevdet Malokun për Kryetar të Partisë FJALA, Dega në Podujevë.
Punimet e këtij Kuvendi i udhëheqi njëri ndër themeluesit e kësaj partie Vehbi Berisha. Ndërsa hapjen dhe shpalosjen e rrugëtimit të kësaj partie dhe programit të saj, para qytetarëve të Podujevës e prezentoj juristi Qerim Sekiraqa.
Kryetari i sapozgjedhur magjistri i ekonomisë Xhevdet Maloku falënderoj të delegatët që ja dhanë besimin që ai të udhëheqë Degën e Partisë FJALA në Podujevë. Po ashtu tha se prej meje tani nuk kёrkohet shumё me fol, por njëheritë e lus Zotin të më bëjë një prej






