E premte, Maj 10Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Lajme

Partia FJALA ngushëllon qytetarët e Tetovës

Partia FJALA ngushëllon qytetarët e Tetovës

Lajme
Partia FJALA ngushëllon qytetarët e Tetovës Me rastin humbjes së jetërave të qytetarëve si pasojë e vërshimeve në qytetin e Tetovës të Republikës së Maqedonisë, Partia FJALA shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe për mbarë qytetarët e Tetovës. Përballë situatave të tilla siç janë vërshimet të gjithë jemi të pafuqishëm, por ajo çka kërkohet nga ne, është të bashkohemi dhe të organizohemi dhe të i ndihmojmë njëri tjetrit, ndihmojmë vendit dhe mbarë njerëzimit pavarësisht vendit ku jetojmë. Qytetarët e Tetovës kanë ndihmuar popullin e Kosovës në kohërat më të vështira, prandaj edhe populli Kosovës në këto momente bashkëndjen dhembjet me ju dhe lutemi që në të ardhmen mos të ballafaqoheni me situata të tilla që rezultuan me humbje jetërash. Partia FJALA
Partia FJALA kundërshton emërimin e Zv.Ministrave

Partia FJALA kundërshton emërimin e Zv.Ministrave

Lajme
Partia FJALA kundërshton emërimin e Zv.Ministrave Ne si Parti FJALA e kundërshtojmë emërimin e Zv.Ministrave në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ta ndërpres emërimin e Zv.Ministrave për faktin se përgjatë gjashtëmbëdhjetë viteve të pasluftës është dëshmuar se asnjë Zv.Ministër nuk ka luajtur rol produktiv në qeveritë e ndryshme. Emërimi i Zv.Ministrave është më shumë për të plotësuar apetitet individuale dhe partiake se sa që është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, dëmtimi dhe varfërimi i madh që i bëhet buxhetit të Republikës së Kosovës me emërimin e Zv. Ministrave është argument që emërimi i tyre është i papranueshëm për ne. Qeveria duhet të i ofroj qytetarëve të Kosovës punësim meritor dhe pë
Gold Ag tregon arsyen pse u bashkua me Partinë FJALA

Gold Ag tregon arsyen pse u bashkua me Partinë FJALA

Lajme
Gold Ag tregon arsyen pse u bashkua me Partinë FJALA - Reperi Arian Agushi, i cili njihet si njëri ndër kritikuesit më të zëshëm të klasës politike në vend, dje i është bashkuar partisë Fjala e themeluar nga Gëzim Kelmendi. Reperi i njohur më mirë si Gold Ag në një bisedë për Telegrafin zbuloi arsyet që e dërguan deri te anëtarësimi në këtë parti, e cila sipas tij, është ndryshe nga të tjerat. “I mbështes si parti dhe mendoj që partia Fjala është në dobi të qytetarëve pa dallim feje. Jam një qytetar i thjeshtë që e ka lodhë politika e korruptuar”, u shpreh Gold Ag duke shtuar se edhe pse i ka kritikuar në këngët e tij, ai nuk është kundër të gjithë politikanëve, por kundër “hajnave” siç i quan ai. “Unë nuk jam kundër politikanëve që na dërgojnë përpara. Fansat e mi e duan r
Partia FJALA uron festën e Fitër Bajramit

Partia FJALA uron festën e Fitër Bajramit

Lajme
Partia FJALA uron festën e Fitër Bajramit Të nderuar qytetarë të besimit Islam, Kemi kënaqësinë të ju urojmë festën e Fitër Bajramit. Fitër Bajrami është festë që na bashkon, gëzon dhe tregon se ne përfunduam me sukses Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe arritëm të i përgjigjemi obligimit madhor të ZOTIT të Madhëruar duke agjëruar dhe duke dëshmuar dëgjueshmërinë dhe respektin për obligimet tona fetare. Duke respektuar obligimet fetare, ne përveç shpërblimeve nga ZOTI i Madhëruar kemi ndihmuar dhe rifreskuar shëndetin tonë individual dhe të përgjithshëm, jemi solidarizuar me të varfërit, jemi ofruar me farefisin dhe kemi njohur më shumë njëri tjetrin dhe kemi zgjëruar më shumë rrethin dhe miqësinë tonë. Fitër Bajrami është festë e paqes, solidaritetit dhe harmonisë për të
FJALA përshëndet vendimin e Parlamentit Europian

FJALA përshëndet vendimin e Parlamentit Europian

Lajme
FJALA përshëndet vendimin e Parlamentit Europian Partia FJALA përshëndet vendimin e Parlamentit Europian që miratoi Rezolutën për Gjenocidin e kryer në Srebrenicë nga forcat serbe të udhëhequra nga Ratko Mladiq Njëherit, Partia FJALA shpreh zhgënjimin që dje në OKB Rezoluta për Gjenocidin e kryer në Srebrenicë nuk kaloi me pengesën që bëri Rusia përmes vetos së saj. Vendimi i sotëm në Parlamentin Europian, është tregues i qartë se drejtësia duhet të ngadhnjejë dhe krimet e bëra duhet të dënohen, dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar. Partia FJALA, Prishtinë, 09.07.2015
Partia FJALA shtrihet suksesshëm edhe në Ferizaj

Partia FJALA shtrihet suksesshëm edhe në Ferizaj

Lajme
Partia FJALA shtrihet suksesshëm edhe në Ferizaj Mbrëmë Deputeti i Kuvendit të Kosovës Gëzim Kelmendi ka qëndruar në Ferizaj ku ishte i ftuar në Iftarin e organizuar nga këshilli organizativ i Partisë FJALA në Ferizaj i kryesuar nga Ing.Bujar Ademi. Në takim kanë biseduar rreth zgjerimit të Partisë FJALA dhe caktimit të datës për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të degës FJALA në Ferizaj.