138 është numri i Partisë FJALA në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka tërhequr shortin për rrenditjen e subjekteve politike.
Partia FJALA e udhëhequr nga Dr.Gëzim Kelmendi do të kërkoi votën e qytetarëve me numrin 138.
#jemi #Gati.
Dajaku - Kryeministri na tha analfabet prap e votuan, tani na thotë feja nuk ka vlerë dhe prap do ta votojnë
Të nderuar qytetarë jemi thellë të prekur nga deklarata e kryeministrit Kurti japur në "The New York Times"
Na tha që mbi 50% janë analfabet dhe prapë e votuan.
Po thotë që feja nuk ka vlerë, dhe kurr ska qenë prioritet, dhe prap do ta votoni.
Ngadal more, mos e fyeni vetëvetën o popull, se për Zotin, nuk e meritoni këtë trajtim, jo dinjitozë.
Nuk mundem me kuptu, qysh populli ynë, voton një njeri i cili të fyen në të gjitha aspektet si:
I fyejti Fetë,
e fyejti Flamurin tha lara lara,
e fyejti Kushtetuten,
e fyejti Gjykatën,
i ka fyer policinë etj edhe prap me votu.
A po ju bënë sehire a çka po ndodh kështu?
Nuk kemo koment!
Berat Dajaku
Magjistër
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi i reagon Kryeministrit Kurti për deklarimet e tij për Fenë
Albin Kurti paska deklaruar për “The New York Times”:
Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore.
Kurti ka shtuar se për shqiptarët, fetë kanë ardhur e shkuar, por populli shqiptar ka mbetur këtu.
Kjo deklaratë është skandaloze!
Kjo është ndër deklaratat ma të ulëta të një kryeministri që përfaqëson një shtet me shumicë muslimane.
Këtë lloj deklarate mund ta thotë vetëm një kryeministër që mund të ketë bindje ateiste dhe ideologji marksisto-leniniste.
Deklarimet e tilla janë fyese, nënçmuese dhe ofenduese për identitetin fetar të popullit të Kosovës.
Kryeministri Kurti në vend që ta dënojë gjuhën fyese të disa akterëve të “Lëvizjes së Deçanit” përballë Fe
Prezentimi i kandidatëve - Dr.med.Gëzim Kelmendi Kirurg Maksillofacial / Doktor i Stomatologjisë
#jemiGati #FJALA
Dr.med.Gëzim Kelmendi
Kirurg Maksillofacial / Doktor i Stomatologjisë
Gëzim Kelmendi ka lindur në Pejë, dhe vazhdon të jetojë në Pejë.
Gëzim Kelmendi vjen nga një familje intelektuale. Babai, nëna dhe halla e tij, që të tre veteran të arsimit, kontribuan dhe punuan për shkollimin dhe formimin intelektual të tij.
Gëzim Kelmendi ka tre vëllezër (dy juristë dhe një doktor të stomatologjisë).
Gëzim Kelmendi është i martuar dhe ka 4 fëmijë.
Gëzim Kelmendi shkollën fillore e ka përfunduar në Pejë.
Shkollën e mesme të mjekësisë - drejtimi stomatologji e ka përfunduar në Gjakovë.
Në vitin 2006 ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë - dega Stomatologji, në Universi
Prezentimi i kandidatëve - Magjistri i Sociologjisë Avni Çakmaku
#jemiGati #FJALA
Magjistri i Sociologjisë Avni Çakmaku
Avni Çakmaku vjen nga Prishtina.
Ka përfunduar masgjitraturën në Sociologji në Universitetin e Prishtinës.
Avni Çakmaku ka punuar plot 37 vite në PostTelekomin e Kosovës deri në vitin 2022.
Është i martuar dhe ka gjashtë vajza. Vjen nga një familje e respektuar nga Prishtina me tradita konservatore, kombëtare dhe fetare.
Prej vitit 2017 është pjesë e Partisë FJALA, dhe është nënkryetar i saj.
Avni Çakmaku do të kandidoi për deputet në listën e Partisë FJALA për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Prezentimi i kandidatëve - Ekonomistja Hana Hoxha
#jemiGati #FJALA
Ekonomistja Hana Hoxha
Hana Hoxha vjen nga Prishtina e cila studimet themelore i ka përfundu në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin Kontabilitet, Banka dhe Financa.
Hana Hoxha ka punuar në kompaninë Kosova Airlines duke ofruar mbështetje përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit, duke kryer edhe aranzhime të ndryshme udhëtimi.
Hana punon tani në kompaninë C-Consulting, duke kryer detyrat, angazhimet e ndryshme administrative, duke aranzhuar takime, duke ndihmuar në përmisimin e proceseve të brendshme dhe rrjedhave të punës.
Hana do të kandidoi për deputete në listën e Partisë FJALA për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Prezentimi i kandidatëve - Ekonomisti Kastriot Fetahu
#jemiGati #FJALA
Ekonomisti Kastriot Fetahu
Kastriot Fetahu vjen nga Rahoveci i cili studimet themelore i ka përfundu në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik.
Kastrioti do të kandidoi për deputet në listën e Partisë FJALA për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Prezentimi i kandidatëve - Juristi Nderim Sejdiu
#jemiGati #FJALA
Nderim Sejdiu
Nderim Sejdiu vjen nga Prishtina i cili shkollimin e ultë dhe të mesëm e përfundoi në Prishtinë, të mesmën në drejtimin Elektroteknik, ndërsa studimet themelore i ka regjistruar në Kolegjin AAB në drejtimin Juridik - Kriminalistik në Prishtinë.
Nderimi pos studimeve ka një përvoj të gjatë pune në IT, pasi që për disa vite ka pasur biznesin e vet për tekonologji (telefona dhe kompiutera).
Nderimi do të kandidoi për deputet në listën e Partisë FJALA për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.