Dr.Gëzim Kelmendi – Intervistë dhënë për Gazetën Infopress
Dr.Gëzim Kelmendi - intervistë dhënë për Gazetën Infopress
Deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi në një intervistë dhënë për Gazetën Infopress flet për demarkacionin, futjen e lëndës fetare në shkolla, rrezikun nga terrorizmi dhe për zgjedhjet e ardhshme.
Interivtoi: Drilon Gashi
Gazeta Infopress: Sot është festa e Fitër Bajramit. Cili është mesazhi juaj për qytetarët? Sa është solidar populli i Kosovës?
Gëzim Kelmendi: Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj gjithë qytetarëve të besimit islam, Fitër Bajramin. Uroj që Zoti i lartëmadhëruar të ketë pranuar agjërimin dhe gjitha veprat e mira gjatë Muajit të bekuar të Ramazanit. Uroj që të jemi solidar, human dhe respektues të njëri-tjetrit, ta duam dhe ta mbrojmë vendin tonë, ta ruajmë dhe kultivojmë respektin, bashkëjetesën dhe



