Masakra Reçakut dëshmi e krimeve të regjimit të Sërbisë në Kosovë
Partia FJALA kujton dhe nderon viktimat e masakrës së Reçakut, që dëshmuan edhe njëherë atë se çfarë qëllimi kishte regjimi i Serbisë në Kosovë.
Kjo masakër ndaj njerëzve të pafajshëm zgjoi ndërgjegjen dhe vetëdijën ndërkombëtare që më pas filluan sulmet kundër caqeve ushtarake të Sërbisë.
Partia FJALA kujton dhe nderon viktimat e Reçakut ndërsa i bën thirrjeve institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe në nivel ndërkombëtar që të ndjekin dhe nxjerrin para drejtësisë ata që kryen këtë masakër dhe shumë masakra të tjera në Kosovë.
Partia FJALA,
Prishtinë, 15.01.2016
Partia FJALA dënon sulmin terrorist në Stamboll.
Dënojmë fuqishëm sulmin terrorist që ndodhi sot në Stamboll të Turqisë që morri jetën e 10 njerëzve të pafajshëm.
Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Turqisë në luftën kundër terrorizmit i cili nuk njeh as fe, as ngjyrë as komb dhe as shtet.
Partia FJALA,
Prishtinë, 12.01.2016.
Me FJALËN bashkohuni dhe për Kosovën të japim besën, shkruan Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi
Deputeti i Kosovës i cili njëherit është Kryetar i Partisë FJALA, Dr.Gëzim Kelmendi në orët e hershme të mengjesit në rrjetin social Facebook ftoi qytetarët e Kosovës ti bashkohën Partisë FJALA me Besë.
Ja dhe shkrimi i deputetit në rrjetin social FB :
Në këto çaste kur po lind dielli, vendosa të ju shkruaj,
Qytetarë të dashur të Kosovës, nuk duhet ta humbim shpresën,
Kosova e zhytur në krizë që shumë muaj,
Me FJALËN bashkohuni dhe për Kosovën të japim besën.
Gëzim Kelmendi
Fjala kundër dy marrëveshjeve, përkrahë protestat, por jo dhunën
Kemi qenë dhe jemi kundër çdo marrëveshje të dëmshme për Kosovën
Partia FJALA edhe njëherë shpreh shqetësimin e saj për krizën politike në vend dhe ngjarjet e 9 Janarit që kanë të bëjnë me procesin e Demarkacionit dhe Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ne si Parti FJALA lidhur me procesin e Demarkacionit me Malin e Zi shqetësimin tonë e kemi shprehur disa herë, ndërsa për herë të parë kemi ngritur këtë shqetësim në Kuvendin e Kosovës me 25.03.2011 përmes Kryetarit të Partisë FJALA Gëzim Kelmendit që është edhe Deputet në Kuvendin në Kosovës.
Pra, kemi qenë të parët që kemi reaguar në mënyrë institucionale për rrezikun që i kanoset Kosovës lidhje me procesin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ndërsa, sa
Në sondazhin e organizuar nga KIDD "Kosovo Institute for Democracy and Development" në Komunën e Drenasit Partia FJALA del e katërta me 8.7% të votave
Ja dhe lajmi nga faqja e KIDD sebashku me foto :
PDK mbetet e para në Drenas !
Xhavit Drenori kandidati më i votuar për Kryetar !
Organizata “Kosovo Institute for Democracy and Development” (KIDD), për 5 ditë më radhë ka organizuar një sondazh online me me qytetarë të Komunës së Drenasit, në të cilin kanë marrë pjesë pjesë 500 anketues/respodent.
Në vazhdim po ju ofrojmë rezultatet e sondazhit, për partitë politike dhe kandidatët për kryetar.
Gjatë ditëve në vijim, do të publikojmë edhe rezultatet për pyetjet tjera që kanë qenë në sondazh.
P.s, Rezultati i këtij sondazhi paraqet opinonin e anketuesve/respodentëve të
Gëzim Kelmendi ishte i pari që foli për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (Dokument)
Njëra nga çështjet më të diskutuara në politikën ditore në Kosovë, është çështja e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, e cila është bërë edhe njëra nga kauzat kryesore të opozitës së bashkuar.
Por, njëri nga deputetët e parë që e kishte ngritur çështjen e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, ka qenë deputeti Gëzim Kelmendi.
Trasnkripti - Mbledhja Plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur me 25 Mars 2011
Siç edhe mund të shihet në transkriptin e Kuvendit të Kosovës, të datës 25 mars të vitit 2011, të siguruar nga Telegrafi, Kelmendi, ndër të tjera kishte deklaruar aso kohe se:
“Vonesat e paraqitura në caktimin e vija