E martë, Nëntor 4Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Lajme

Kelmendi: Albin Kurti i tradhëtoi Mon Balajn dhe Arben Xheladinin

Kelmendi: Albin Kurti i tradhëtoi Mon Balajn dhe Arben Xheladinin

Lajme
Kelmendi: Albin Kurti i tradhëtoi Mon Balajn dhe Arben Xheladinin! Mon Balaj dhe Arben Xheladini u vranë me 10 shkurt 2007 në protestën e Vetëvendosjes në krye me Albin Kurtin, duke protestuar kundër pakos së Ahtisaarit dhe kundër negociatave me Serbinë. Ndërsa sot Albin Kurti udhëheq shtetin e Kosovës me pakon e Ahtisaarit dhe negocion me shërbëtorin e Milosheviqit, presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Tmerr, çfarë tradhëtie ndaj shokëve të idealit dhe vet idealit. Tradhëtia e Albinit ndaj Monit dhe Arbenit është dëshmi e qartë që tregon përsonalitetin e Albin Kurtit. Gëzim Kelmendi
Kelmendi i reagon presidentes Osmani pas vizitës në Mal të Zi: qeshu se ia ke falë 8 mijë hektarë Malit të Zi

Kelmendi i reagon presidentes Osmani pas vizitës në Mal të Zi: qeshu se ia ke falë 8 mijë hektarë Malit të Zi

Lajme
Kelmendi i reagon presidentes Osmani pas vizitës në Mal të Zi: qeshu se ia ke falë 8 mijë hektarë Malit të Zi Ke shkuar e buzëqeshur dhe krenare në Mal të Zi, ngase me dorën tënde ia ke falur 8 mijë hektarë Malit të Zi. E ke votuar me dorën tënde marrëveshjen e demarkacionit. Tash qeshu e shit mend, se Malin e Zi e ke pasuruar, ndërsa vetes ia ke siguruar një pagë të përjetshme edhe pasi të përfundon mandati si presidente. Gëzim Kelmendi
Ndjehemi të lënduar dhe të pikëlluar nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë

Ndjehemi të lënduar dhe të pikëlluar nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë

Lajme
Ndjehemi të lënduar dhe të pikëlluar nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë Përballë situatave të tilla, njerëzimi është i dobët dhe i pafuqishëm. I lutemi ZOTIT që ta ndihmoi Turqinë dhe Sirinë në këtë gjendje të vështirë me viktima dhe të plagosur. ZOTI i mëshiroftë të vdekurit, i shëroftë të lënduarit dhe i forcoftë familjarët e të vdekurve dhe të plagosurve. FJALA Prishtinë, 06.02.2023.
Rritja e tatimit në pronë, plaçkitje e qytetarëve!

Rritja e tatimit në pronë, plaçkitje e qytetarëve!

Lajme
Rritja e tatimit në pronë, plaçkitje e qytetarëve! Ministria e Financave e ka pranuar sot se është bërë vlerësimi i pronave në bazë të kontratave, agjentëve dhe faktorëve tjerë. Dhe në bazë të këtij vlerësimi ka rritur tatimin në pronë me mbi 100%. Kjo rritje e tatimit në pronë është plaçkitje e qytetarëve. Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti në vend që të zhvilloi politika ekonomike që lehtësojnë jetën e qytetarëve, ajo po iu merr para qytetarëve. Rritja e tatimit në pronë është plaçkitje e qytetarëve. Këtë plaçkitje munden vetëm qytetarët ta ndalin, duke e ndëshkuar këtë qeveri me votë. FJALA, Prishtinë, 24.01.2023
Kelmendi e krahason Kurtin me Jabllanoviqin!

Kelmendi e krahason Kurtin me Jabllanoviqin!

Lajme
Kelmendi e krahason Kurtin me Jabllanoviqin! Çka është drejtësia? Nëse ish-ministri serb Aleksandër Jabllanoviq është shkarkuar përshkak të ofendimeve ndaj nënave gjakovare ( shkarkim i merituar), duhet shkarkuar edhe kryeministrin Albin Kurti që ky ofendoi familjet shqiptare dhe boshnjake duke e lavdëruar Oliver Ivanoviqin që ishte i dënuar për krime për vrasjen e civilëve shqiptarë dhe boshnjak. Kësaj i thonë drejtësi. Por, sikurse në çdo fushë në Kosovë, edhe këtu nuk ka drejtësi. Mos të harrojmë se para zgjedhjeve disa figura publike kishin keqpërdorur një parim Islam, duke bërë fushatë për Albin Kurtin. Ata thonin: "ma i mirë një ateist i drejtë, se sa një musliman i padrejtë"! I thonin i drejtë dhe parimor, ende pa e provuar udhëheqjen e Albin Kurtit. Gëzim
Kelmendi: Jep dorëheqje morale Kryeministër Kurti!

Kelmendi: Jep dorëheqje morale Kryeministër Kurti!

Lajme
Kelmendi: Jep dorëheqje morale Kryeministër Kurti! Lavdërimin dhe përkujtimin që e keni bërë për Oliver Ivanoviqin, nuk e pranon asnjë mendje e shëndoshë. Oliver Ivanoviq ishte i dënuar me 9 vite burg për krimet ndaj shqiptarëve dhe të të tjerëve me 14 prill 1999. Ndërsa ju kryeministër Kurti, i thurrni poezi dhe lavdata në përvjetorin e vdekjes së tij. Pse po e lavdëroni Ivanoviqin? Pse po shkelni mbi gjakun e të vrarëve dhe masakruarve shqiptar dhe të tjerë? A jeni çmendur? A jeni shitur, apo po punoni për agjenda të huaja? A jeni vasal i Serbisë? Apo po dëshironi të i mbuloni dështimet e juaja si kryeministër që nuk keni arrritur as edhe një premtim parazgjedhor ta realizoni? Kryeministër Kurti, do t'i bëni nderë të gjithë atyre familjeve të të masakruarve dhe të v