Kelmendi: Kështu vepronin ideologjitë komuniste..."Krejt dhe drejt"
"Erdhi dita" .... "Krejt dhe drejt"
Ideologjitë majtiste, leniniste dhe komuniste kështu vepronin në të kaluarën.
E mashtronin popullin derisa të vinin në pushtet, pastaj ...." krejt dhe drejt".
Gëzim Kelmendi
Ne FJALA nuk kemi ndryshuar qëndrim.
Deri në vitin 2019 kemi kritikuar qeveritë e kaluara.
Prej vitit 2019 po e kritikojmë këtë qeveri
Në zgjedhjet e ardhshme edhe nëse vetëm 100 vota i fitojmë, nuk do të dorëzohemi InshaALLAH.
Ne nuk jemi me shumicën, por me të drejtën.
E drejta gjithmonë e ka mposhtur shumicën.
Gëzim Kelmendi
Kelmendi e uron në gjermanisht Kancelarin e ri të Gjermanisë, Olaf Scholz
Herzlichen Glückwunsch an Olaf Scholz zur Wahl zum Bundeskanzler der Bundesrepublik Deutschland.
Urime për zgjedhjen e Kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.
Gëzim Kelmendi
Kelmendi: Vdekja e e Gjeneralit Reinhardt, humbje për të gjithë ata që e deshtën lirinë!
Vdekja e ish-komandantit të KFOR-it Dr. Klaus Reinhardt na ka prekur të gjithë neve.
Gjenerali Klaus Reinhardt shquhej për drejtësi, vendosmëri, miqësi dhe afërsi me të gjithë.
Jo vetëm KFOR-i dhe Gjermania, por edhe Kosova e ka humbur një komandant të shkëlqyer.
Ngushëllime KFOR-it, Gjermanisë dhe të gjithë atyre që e deshtën lirinë.
Gëzim Kelmendi
Kelmendi: HIV/ AIDS po e "kërcënon" Kosovën!
Edhe Kosova po "kërcënohet" nga HIV/AIDS!
Të dhënat e fundit në nivel global kanë treguar se numri i rasteve me HIV/AIDS është në rritje e sipër.
Kjo rritje ka prekur edhe Kosovën.
Përndryshe ma shumë është shqetësuese rritja e numrit të të infektuarve me HIV/AIDS se sa me virusin Corona.
Edhe ma shqetësues është fakti që bota ma shumë po i kushton rëndësi Coronës se sa HIV-it.
Pëndryshe pasojat e infektimit me HIV janë shumë më të rënda se sa me Corona.
Gëzim Kelmendi
Kelmendi: Sulmi në Gllogjan është sulm terrorist
Shkëputje nga emisioni InfoMagazine në Klan Kosova.
Ju ftojmë ta shikoni.
CREDITS: INFO MAGAZINE, KLAN KOSOVA
Kliko në linkune kaltërt për të parë videon
FJALA uron 28 Nëntorin
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin, FJALA uron të gjithë qytetarët në gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë.
Kjo ditë na kujton sakrificën e atyre burrave të mëdhenj, motrave dhe nënave shqiptare që luftuan dhe nuk kursyen asgjë që Shqipëria dhe Kosova të shpallin pavarësinë.
Por që me 28 Nëntor për arsye të ndryshme dhe të njohura, vetëm Shqipëria arriti ta shpall pavarësinë.
Shpallja e pavarësisë ishte një rrugëtim i vështirë dhe i udhëhequr nga burra të mëdhenj si Ismail Qemali dhe Isa Boletini.
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë rezultoi me një agresion të vendeve fqinjë si Serbia dhe Mali i zi që synonin pushtimin e trevave shqiptare, por trimat shqiptar të udhëhequr nga Komandanti i tyre Isa Boletini, luftuan dhe mbrojtën nd
Kelmendi: E si more nuk është sulm terrorist sulmi në autobusin me nxënës në Gllogjan?!
Po çfarë institucione ju përfaqësoni që sulmet terroriste i ndërlidhni vetëm me karakter religjioz?
Të gjithë e dijmë se sulmi në autobusin me nxënës në Gllogjan është sulm terrorist, pavarësisht kush e ka kryer, pavarësisht cili ka qenë motivi.
Turp për juve.
Gëzim Kelmendi