E shtunë, Gusht 1Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Lajme

Kelmendi- qeverisë: mbroni nxënëset nga dhuna seksuale

Kelmendi- qeverisë: mbroni nxënëset nga dhuna seksuale

Lajme
Kelmendi- qeverisë: mbroni nxënëset nga dhuna seksuale Rasti i dhunës seksuale ndaj një vajze në shkollën fillore "Faik Konica" në Prishtinë është dëshmi dhe argument se në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës duhet që edukata fetare të bëhet urgjentisht pjesë e planprogramit mësimor dhe duhet të bëhet ndarja e nxënësve në bazë të gjinisë. Edukata fetare ndërton themelet e shëndosha dhe të forta në edukimin e nxënësve dhe ruajtjen e moralit. Përveç kësaj ndarja në baza gjinore, konkretisht klasat vetëm me djem dhe klasat vetëm me vajza përveç dobive të shumta, do të ndikon që të ruhet morali brenda nxënësve, por edhe mësimi do të jet më efektiv. Ky rast në "Faik Konica" nuk është rasti i parë që vajzat e mitura janë viktima të dhunës dhe ngacmimeve seksuale. Qeveria duhet
Avni Çakmaku – Mysafir në DTV në emisionin INFO D – Programi i Qeverisë Kurti 2

Avni Çakmaku – Mysafir në DTV në emisionin INFO D – Programi i Qeverisë Kurti 2

Intervista, Lajme
Avni Çakmaku - Mysafir në DTV në emisionin INFO D Të nderuar qytetarë ky është emisioni ''INFO D'' në DTV ku mysafir ishte anëtari i kryesisë së partisë FJALA Avni Çakmaku me temën ''InfoD - Prioritetet Qeverisë sipas këtij Programi?'' Panelist: Avni Çakmaku - Partia FJALA Blerim Burjani - Profesor dhe Politikolog Fahredin Majkovci - Politikolog Pleurat Salihu - Udhëheqës i emisionit Ju ftojmë të ndiqni CREDITS: DTV
Kelmendi: Urime festa e Fitër Bajramit

Kelmendi: Urime festa e Fitër Bajramit

Lajme
Kelmendi: Urime festa e Fitër Bajramit Urimin për Fitër Bajram do ta filloj me Hadithin e Pejgamberit alejhiselatu ve selam i cili thotë: "Besimtarët janë si një trup, nëse rënkon një gjymtyrë, i tërë trupi ndjen dhimbjen". Sot po rënkojnë disa pjesë të trupit, po rënkojnë muslimanët ujgur në Kinë, muslimanët në Palestinë, muslimanët në Siri dhe vende tjera.Këto rënkime po shkaktojnë dhimbje në mbarë trupin musliman, në Evropë, Azi, Amerikë, Afrikë ,Australi dhe çdokund. Këto rënkime po i ndjenë edhe Kosova si pjesë e trupit. Sot po festojmë Fitër Bajramin, por trupi po e ndjen dhimbjen e gjymtyrëve. ZOTI i ndihmoftë muslimanët në katër anët e botës ku janë duke përjetuar gjenocid në kuptim të plotë të fjalës. ZOTI dhuroftë paqe dhe harmoni kudo në botë. Urime Fitë
FJALA uron festën e Fitër Bajramit

FJALA uron festën e Fitër Bajramit

Lajme
FJALA uron festën e Fitër Bajramit Të nderuar qytetarë të besimit Islam, Kemi kënaqësinë të ju urojmë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që na bashkon, gëzon dhe tregon se në përfunduam me sukses Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe arritëm të i përgjigjemi obligimit madhor të ZOTIT të Madhëruar duke agjëruar dhe duke dëshmuar dëgjueshmërinë dhe respektin për obligimet tona fetare. Lutemi që ZOTI i Lartëmadhëruar të ju shpërblej dhe të ju bekoj për gjitha obligimet dhe adhurimet e kryera gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit. Në këto ditë feste të Fitër Bajramit, mos t’i harrojmë në lutje jetimët, të varfërit, invalidët si dhe mbarë familjet e atyre që flijuan vetën për mirëqenien tonë shpirtërore dhe fizike që në këtë festë të ndihemi krenar për gjakun e derdhur të më të dashurve të t
Kelmendi: Kryeministër Kurti, thuaje së paku një fjalë për terrorin në Palestinë

Kelmendi: Kryeministër Kurti, thuaje së paku një fjalë për terrorin në Palestinë

Lajme
Kelmendi: Kryeministër Kurti, thuaje së paku një fjalë për terrorin në Palestinë Kryeministër Kurti, ndoshta nuk të dhemb zemra për Kudsin dhe muslimanët e Palestinës, por po të qesh zemra kur po ia merr votat muslimanëve të Kosovës. Së paku një fjalë thuaje o kryeministër i Kosovës, dënoje krimin dhe terrorin në Palestinë. Nuk po të krahasoi me Turqinë, se Turqia ka një lider musliman, por merr shembull nga Skocia dhe vendet tjera jo muslimane që e dënuan terrorin e Izraelit mbi popullin palestinez O ZOT, ndihmoi muslimanët e Palestinës. O ZOT largoje krimin, zullumin dhe terrorin e regjimit të Izraelit. Gëzim Kelmendi
Kelmendi: Zullumi mbi shqiptarët nga të zgjedhurit  e tyre!

Kelmendi: Zullumi mbi shqiptarët nga të zgjedhurit e tyre!

Lajme
Kelmendi: Zullumi mbi shqiptarët nga të zgjedhurit e tyre! Mos anoni nga ata të cilët bëjnë zullum, sepse pastaj do t’ju kapë zjarri, duke ditur se ju nuk keni ndihmës tjetër, përveç ALLAHUTdhe pastaj nuk do të ndihmoheni"KUR'AN -surja Hud, 113". Shqiptarët duhet të marrin mësim nga zullumi që po iu bëhet nga të zgjedhurit e tyre që 20 vite pas luftës, ku me djersën e tyre po paguhet rryma e serbëve në veri. Gëzim Kelmendi
Kelmendi i reagon Kurtit: 11 milon euro është padrejtësi, krim, zullum dhe vjedhje!

Kelmendi i reagon Kurtit: 11 milon euro është padrejtësi, krim, zullum dhe vjedhje!

Lajme
Kelmendi i reagon Kurtit: 11 milon euro është padrejtësi, krim, zullum dhe vjedhje! 11 milion euro për ta paguar rrymën e serbëve në veri nuk është vetëm padrejtësi por është edhe krim, zullum edhe vjedhje e parave të shqiptarëve. Koalicioni VV dhe Lista Serbe sot votuan që të paguhet rryma e serbëve në veri. Kryeministri i këtij koalicioni Albin Kurti, për herë të dytë zbaton padrejtësinë e madhe ndaj shqiptarëve, për herë të dytë i shtypë shqiptarët duke iu marrë paratë për ta paguar rrymën në veri. E falënderoj ZOTIN që ma ka mundësuar që shumë kohë më parë ta kuptoj se cila është ideologjia e VV-së në krye me Albin Kurtin. Shpresoj që edhe të tjerët ta kuptojnë sa ma shpejtë, ngase çdo vonesë do ta fundosë edhe ma shumë Kosovën. Gëzim Kelmendi