Avni Çakmaku: Mysafir në emisionin ''N'RRETH'' në DTV
https://www.youtube.com/watch?v=PTiZkApBMNE&ab_channel=DTVOfficial
Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon
Dr.Gëzim Kelmendi - Mysafir në emisionin "DEBAT" në RTK
Të nderuar qytetarë ky është emisioni "DEBAT" në RTK, ku u diskutua për dialogun dhe taktizimet.
TEMA: DIALOG PO POR SI DHE KUR - TAKTIZIME APO DROJË?
Panelist:
Dr.Gëzim Kelmendi - Kryetar i Partisë FJALA
Nexhmedin Spahiu - Opinionist
Milaim Zeka - Gazetarë, ish deputet, Kryetar i PEK
Ernest Luma - Opinionist dhe Gazetarë
Fadil Kajtazi - Njohës i çështjeve të sigurisë
Petrit Zogaj - Opinonist dhe pjestarë i çështjeve civile në Kosovë
Avni Mazreku - Njohës i Integrimeve Europiane.
Udhëheqës i emisionit: Ridvan Berisha
Ju ftojmë të ndiqni.
CREDITS: RTK, DEBAT
Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon
https://www.youtube.com/watch?v=mqeqMZkLa4o&ab_channel=RTK
Kelmendi: Sulmi fizik ndaj gazetarit Duriqi duhet dënuar fuqishëm
Reagimi i kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Visar Duriqi:
Dhuna ndaj gazetarëve nuk është vlerë që duhet të lulëzoi në vendin tonëSulmi fizik ndaj gazetarit Visar Duriqi, është i papranueshëm dhe duhet dënuar.
Mirëpresim angazhimin e institucioneve të drejtësisë në gjetjen e akterëve të këtij krimi.
Gëzim Kelmendi
Urime Kosovë Dita e Pavarësisë
Në emër të Partisë Fjala-Dega në Skenderaj dhe në emrin tim i uroj ditën e Pavarësisë së Kosovës,të gjthë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Me urimin më të madh dhe me flamurin më të madh në botë urime Kosovë!
Berat Dajaku,
Asambleist në Kuvendin Komunal të Skenderajit nga Partia FJALA
Kelmendi: Urime Kosovë Ditën e Pavarësisë
Urime Kosovë Ditën e Pavarësisë
Të nderuar qytetarë,
Urime Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Urime 13 vite Shtet.
17 shkurti i vitit 2008 është dita e kurorëzimit të sakrificës të shumë brezave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shumë bijë dhe bija ranë dëshmorë për liri dhe pavarësi, shumë të tjerë u dënuan dhe u përsekutuan, por kurrë nga ideali për liri dhe pavarësi nuk u dorëzuan.
Në krye të kësaj sakrifice dhe përkushtimi për liri dhe pavarësi qëndron Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili nuk kurseu as jetën e tij dhe as familjen e tij, kështu për këtë ditë ai së bashku me familjen e tij dhanë jetën dhe na treguan se si luftohet dhe si vdiset për liri dhe pavarësi.
Të dashur qytetarë, ne duhet të punojmë që vendi ynë i
Partia FJALA tregon se si nuk i janë procesuar votat e siguruara më 14 shkurt I Intervista për Kallxo.com
Partia FJALA po pretendon që votat të cilat ka arritur t’i sigurojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit nuk i janë procesuar në web-faqen e KQZ-së, ndonëse sipas tyre të njëtjat figurojnë në formularin e komisionerëve të KQZ-së.
Kryetari i kësaj partie, Gëzim Kelmendi, ka thënë për KALLXO.com se dyshimet i ka vërejtur asamblisti i tyre në Skenderaj, pasi ata nuk kanë pasur komisionerë në vendvotime.
“Ajo çka është shqetësuese për neve është që votat të cilat figurojnë në formularin e komisionerëve të KQZ-së, të njëjtat vota nuk figurojnë në web-faqe të KQZ-së. Në vendvotimin në fshatin Rakinicë të Skenderajt 2129/b, figurojnë 24 vota të Fjalës të nënsh
Ja dëshmitë se si u vodhën votat e FJALËS!
Nuk është hera e parë që votat e Partisë FJALA nuk regjistrohen fare në KQZ.
Nuk është hera e parë që Partisë FJALA ia mohojnë të drejtën e komisionerëve.
Nuk është hera e parë që kemi arritur të sigurojmë dëshmitë se si u vodhën (nuk u regjistruan) votat e Partisë FJALA.
Këto dëshmi tregojnë se në vendvotimin 2129B/01D në Skënderaj, Partia FJALA ka marrë 24 vota, ndërsa në KQZ është regjistruar 0 vota.
Këto dëshmi i kemi siguruar vetëm nga një vendvotim.
Kosova i ka 2382 vendvotime.
Vetëm imagjinoni se sa kanë mundur të na dëmtojnë në 2382 vendvotime, e gjithë kjo ngase padrejtësisht KQZ-ja nuk na ka lejuar të kemi komisioner për mbrojtjen e votës tonë.
Ne FJALA kemi hartuar ankesën dhe në këto çaste jemi duke e dërguar në
Falënderim,
Të nderuar qytetarë, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA të ju falënderoj për votat tuaja dhënë Partisë FJALA.
Ne FJALA nuk arritëm ta kalojmë pragun zgjedhor. Pavarësisht numrit të votave, ne FJALA nuk do të ndalemi.
Ne FJALA nuk jemi themeluar për 1,2 apo 3 palë zgjedhje.
Ne FJALA do të vazhdojmë rrugëtimin tonë, të vendosur, me qëllim të pastër, me durim dhe urtësi.
Fituesit të këtyre zgjedhjeve, Vetëvendosjes, ia urojmë fitoren.
Urojmë Vetëvendosjen që të punoi për interesin e përgjithshëm të qytetarëve dhe interesin e shtetit të Kosovës.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi