E ripërsërit Kelmendi: Qeveria e Prokuroria të mos heshtin ambasadori Gashi të arrestohet për nxitje të urrejtjes
E ripërsërit Kelmendi: Qeveria e Prokuroria të mos heshtin ambasadori Gashi të arrestohet për nxitje të urrejtjes
Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi thotë se ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, duhet të shkarkohet dhe arrestohet për nxitje të urrejtjes.
Duke folur në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7 Kelmendi thotë se nuk duhet folur për tolerancë fetare nëse fyhet, siç thotë ai, shëmbëlltyra e 96 për qind të qytetarëve të Kosovës.
“Si qytetar i Kosovës, si qytetar i besimit islam jam ndier i fyer nga deklaratat e një përfaqësuesi diplomatik, ambasadorit Qëndrim Gashi i cili me taksat e mija dhe të tjerëve merr pagë të mirë në raport me standardin tonë marramendës dhe ai gjen kohë të fyejë shëmbëlltyrën tonë, njeriun që ne e pasojmë, pejgamberin”, tha Kelmendi.






