Asambleisti Dajaku uron festën e Kurban Bajramit
Vëllëzer dhe motra
Në emrin tim dhe në emër të Degës së Partisë Fjala në Skenderaj
Urime Kurban Bajrami!
Paqja, mëshira dhe të gjitha begatitë e Zotit qofshin mbi ju dhe familjet e juaja.
Me respekt:
Berat DAJAKU
Asambleist nga Partia #FJALA
Kelmendi: Urime Kurban Bajramin
Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi ka uruar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në urimin e tij kryetari Kelmendi ka shënuar se bashkëjetesa ndërfetare është kulturë dhe traditë 500 vjeçare e popullit tonë.
Ky është urimi i Kryetarit të Partisë FJALA, Gëzim Kelmendit:
Të dashur qytetarë,
Urime Kurban Bajramin.
Ka kaluar më shumë se një shekull prej kur populli ynë në këto treva është ndarë padrejtësisht.
Shqipëria, Kosova, Kosova lindore, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, kanë qenë të bashkuar në një trup të vetëm.
Populli ynë në këto treva ka jetuar krenar, i bashkuar dhe mirënjohës ndaj dhuntive të ZOTIT.
Populli ynë për 500 vite ka jetuar me ligjin hyjnor të ZOTIT - Sheriatin , ka gëzuar kulturë të lartë të respektimit
Kelmendi: Mundësi e mirë për bashkimin kombëtar Kosovë-Shqipëri!
Pasi që shkuarja në bregdetin e Shqipërisë nuk është e ndaluar, edhe namazet ditore, namazi i Xhumasë dhe namazi i Kurban Bajramit në Shqipëri nuk janë të ndaluara, tani është një mundësi e mirë që ta realizojmë ëndrrën tonë shekullore të bashkimit tonë kombëtar, Kosovë-Shqipëri.
Mundemi me shku me falë edhe namazin e Kurban Bajramit, edhe namazin e Xhumasë por edhe namazet tjera ditore në Shqipëri.
Sikur unë ti kisha votat dhe buxhetin e VV-së, apo LDK-së, apo PDK-së, sonte pas iftarit të kësaj dite të bekuar të Arafatit, kisha organizuar qindra autobusë nga Kosova për ta realizuar ëndrrën tonë shekullore, bashkimin kombëtar Kosovë-Shqipëri.
Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi - Mysafir në emisionin Info Magazine në Klan Kosova
Tema e cila u diskutua në këtë emision ishte:
A duhet falur Bajrami në kohë pandemie?
Panelist:
Dr.Gëzim Kelmendi - Kirurg, politikan, njëherit kryetar i Partisë FJALA,
Dr.Izet Sadiku - Infektolog
Kushtrim Sadiku - Udhëheqës i emisionit
Ju ftojmë të ndiqni.
Kelmendi: Ku janë VV-ja dhe PDK-ja pse po heshtin
Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi ka kritikuar partitë opozitare VV-në dhe PDK-në për heshtjen e tyre përballë qeverisë Hoti.
Në profilin e tij në FB, Kelmendi ka shkruar:
Ku janë VV-ja dhe PDK-ja, pse po heshtin?
A ka opozitë more në këtë shtet?
Ku janë VV-ja dhe PDK-ja?
Pse po heshtin përballë qeverisë Hoti që po dështon në menaxhimin e pandemisë COVID-19?
Qeveria Hoti është duke dështuar ta ruaj shëndetin e qytetarëve, kjo qeveri është duke rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomike.
Ndërsa dy partitë më të mëdha opozitare VV-ja dhe PDK-ja as nuk po dijnë dhe as nuk po ka fuqi argumentuese kundër qeverisë Hoti.
Nuk bën kështu me heshtë, një deputet merr pagë mujore rreth 1500 euro, partia për kokë deputeti merr
Kelmendi i reagon Hotit dhe Thaçit lidhur me COVID-19
Në profilin e tij në FB kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi i ka reaguar kryeministrit Hoti pasi që ai kritikoi policinë dhe inspektoratin lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, ndërsa presidenti Thaçi shetitet nëpër Prizren pa maskë mbtojtëse në fytyrë.
Ky është reagimi i Kelmendit:
Kryeministër Hoti, pasi që padrejtësisht e kritikove policinë dhe inspektoratin, a guxon me kritiku presidentin Thaçi që sot po shetitet nëpër Prizren pa maskë në fytyrë?
Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi mysafir në emisionin "Pressing" në T7
Të nderuar qytetarë ky është emisioni "Pressing" ku mbremë u diskutua çështja e ndërtimit të xhamisë në Prishtinë.
Panelist ishin:
Dr.Gëzim Kelmendi - Kryetar i Partisë FJALA,
Prof.Dr.Mustafë Bajrami -Teolog,
Leonard Kërçuki - Drejtor T7,
Arbana Xharra - Gazetare,
Visar Duriqi - Gazetar.
Ju ftojmë të ndiqni.
CREDITS: T7, PRESSING, GAZETA EXPRESS
Çakmaku mysafir në emisionni Frontal në T7
Debati pro dhe kundër ndërtimit të xhamisë në Prishtnë.
Nga Partia FJALA panelist ishte magjistri Avni Çakmaku i cili pos qëndrimeve politike i mbrojti edhe qendrimet e qytetarëve të Prishtinës pro ndërtimit dhe nevojës për xhami ndërsa përball tij kishte Rabit Manin po ashtu nga Prishtina i cili ishte protestues në protestën e cila u thirr nga disa përsona për të ndaluar ndërtimin e xhamisë në Prishtinë.
Emisioni fillon nga minuta e 19:00.
Ju ftojmë të ndiqni.
CREDITS: T7
Kliko në linkune kaltërt për të parë videon