E martë, Nëntor 24Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Lajme

Kelmendi: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare

Kelmendi: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare

Lajme
Kelmendi: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare Ngritja e aktakuzës nga Prokuroria e Hagës ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe ndaj kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, është një lajm jo i mirë për vendin tonë në përgjithësi dhe për imazhin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në veçanti. Unë jam thellë i bindur se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare. Ishte luftë kundër një regjimi terrorist dhe gjenocidial. Ishte luftë për mbrojtjen e atdheut, lirisë, nderit, jetës dhe pasurisë së qytetarëve të Kosovës. Gëzim Kelmendi
Kelmendi: Kur një godinë teatri ka vlerë më shumë se nderi i një vajze të mitur?

Kelmendi: Kur një godinë teatri ka vlerë më shumë se nderi i një vajze të mitur?

Lajme
Kelmendi: Kur një godinë teatri ka vlerë më shumë se nderi i një vajze të mitur? Rrënimi i godinës së teatrit në Tiranë ka zgjuar reagime të mëdha në Shqipëri por edhe në Kosovë. Bile nga Kosova reaguan edhe ish- kryeministri, politikan dhe figura të ndryshme publike. Por pikërisht në Tiranë ditë më parë është zbuluar abuzimi seksual i një nxënëse 15 vjeçare. Krimineli ishte një 65 vjeçar që punonte roje në shkollën e vajzës. Por për çudi kjo ngjarje e rëndë nuk ka zgjuar reagim të kolegëve të mi politikan në Kosovë. Ky është realiteti i hidhur në vendin tonë. Kur godina e një teatri është më e rëndësishme se nderi i vajzës së mitur. Kriminelët që abuzojnë me nderin e vajzave, duhet dhënë dënimin maksimal. Ata nuk meritojnë as avokat, as lehtësime të ndryshme. Gëzim Kelmen
Kelmendi: Shpresoj që disa e kanë kuptuar pse nuk e votova Thaçin president me 2016!

Kelmendi: Shpresoj që disa e kanë kuptuar pse nuk e votova Thaçin president me 2016!

Lajme
Kelmendi: Shpresoj që disa e kanë kuptuar pse nuk e votova Thaçin president me 2016! Kundërshtimet që po ia bëj Kurtit në raport me ato që ia kam bërë Thaçit, janë si një kofë me ujë në deti! Thaçin e kam kundërshtuar me fjalë dhe me vepra, ndërsa Kurtin vetëm me fjalë. Disa kanë harruar dhe disa ndoshta nuk e dijnë. Shkurti i vitit 2016 ishte muaji i zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Kandidat ishte Hashim Thaçi. Thaçi kërkonte mbështetje që ai të zgjedhet president. Unë e kundërshtoja ndërsa disa deputet e mbështetnin. Arsyetimi i tyre ishte se ne po e zgjedhim president dhe e largojmë nga pushteti i tij si kryeministër. Unë iu thoja jo, përkundrazi ju do ta forconi edhe më shumë. Unë isha deputet i pavarur. Ata e votuan dhe unë nuk e votova. Dhe tani pas 4 viteve
Kelmendi: Kryeministër Hoti, për çfarë reciprociteti po flisni?

Kelmendi: Kryeministër Hoti, për çfarë reciprociteti po flisni?

Lajme
Kelmendi: Kryeministër Hoti, për çfarë reciprociteti po flisni? Kryeministri Hoti ka deklaruar se do ta shfuqizon reciprocitetin. Por çfarë reciprociteti do ta shfuqizon? Asnjë kryeministër deri me tani nuk i ka vendos reciprocitet Serbisë? Ky që ishte para Hotit, ia bëri qejfin vetit, mashtroi pak dhe shkoi, ndërsa tani Hoti flet për reciprocitet. I vetmi reciprocitet i pjesërishëm ishte taksa 100%. Edhe atë e largoi qeveria Kurti dhe e "pushtoi" Kosovën me produkte të Serbisë ( rreth 30 milion euro prej 1 prillit kanë hyrë në Kosovë). Tani nuk ka fare reciprocitet. Tani ka nështrim total ndaj Serbisë. Nëse dëshironi me ditë çka është reciprociteti, shikoni si i trajton Kosova serbët dhe si i trajton Serbia shqiptarët. Serbët në Kosovë jetojnë si princa, e shqiptarët në Serb
Kelmendi: Urime kryeministër Avdullah Hoti, keni parasysh çfarë emri keni!

Kelmendi: Urime kryeministër Avdullah Hoti, keni parasysh çfarë emri keni!

Lajme
Kelmendi: Urime kryeministër Avdullah Hoti, keni parasysh çfarë emri keni! Kryeministër fillimisht po iu uroj për pozitën e re. Urime. Ashtu sikur Kurtit, edhe juve në ditën e parë po iu uroj. Por juve po iu "diskriminoj" pak. Urimit për Albin Kurtin ia kam bashkangjitur disa lutje të mira që ai ta besoi ZOTIN dhe njëshmërinë e Tij. Po për juve nuk i bëra ato lutje, pse? Sepse mendoj që ju besoni në ZOT, mendoj që besoni në njëshmërinë e ZOTIT. Kryeministër Hoti, a e dini që emri juaj është ndër emrat ma të mirë në botë. Keni emrin Avdullah, që do të thotë rob i ALLAHUT. Shumë emër i bukur. Por kryeministër Hoti keni kujdes, mos e koritni emrin. Nëse nuk iu merr mendja që mundeni me punu ma mirë se kryeministrat tjerë, qysh nesër shkoni në komunë dhe ndryshoni emrin tuaj
Kelmendi: Populli dhe Kosova nuk meritojnë mashtrime!

Kelmendi: Populli dhe Kosova nuk meritojnë mashtrime!

Lajme
Kelmendi: Populli dhe Kosova nuk meritojnë mashtrime! Rreth 30 milion euro mallra nga Serbia kanë hyrë nga 1 prilli në Kosovë, e tash pasi e humbi edhe "betejën" me Gjykatën Kushtetuese, po e vendosë reciprocitetin me Serbinë. -Kush e nderoi Serbinë me "çmimin e humanizmit" duke ia pranuar 1 mijë teste për COVID-19? -Kush ia morri 10 milion euro buxhetit për pagesën e rrymës së serbëve në veri? -Kush ia hoqi taksën Serbisë 100% me 1 prill? - Kush ia dha Listës Serbe 2 ministri e kjo Lista nuk ia votoi fare qeverinë? -Kush emëroi këshilltarë serb itharë të kriminelit Ratko Mladiq? Të gjithë e dijmë nënshtrimin e kësaj qeverie ndaj Serbisë, tani kinse po vendosi reciprocitet. Populli dhe Kosova nuk meritojnë mashtrime. Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në emisionin ”Kontra” në Infokus së bashku me Milaim Zekën

Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në emisionin ”Kontra” në Infokus së bashku me Milaim Zekën

Intervista, Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi - Mysafir në emisionin ''Kontra'' në Infokus së bashku me Milaim Zekën Të nderuar qytetarë, ky është emisioni ''Kontra'' në Infokus ku u diskutua se si e menaxhoi Qeveria Kurti situatën me koronavirus, dhe së a duhej të hapeshin shkollat apo xhamitë të parat? Panelist ishin: Dr.Gëzim Kelmendi - Kryetari i Partisë FJALA Milaim Zeka - Kryetar i Partisë PEK Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon Ju ftojmë të ndiqni.