Maloku thotë se është i gatshëm për kandidaturën e tij për kryetar të Podujevës pas dorëheqjës së Veliut
Maloku thotë se është i gatshëm për kandidaturën e tij për kryetar të Podujevës pas dorëheqjës së Veliut
Agim Veliu pritet të jetë Ministër i Punëve të Brendshëm në “Qeverinë Kurti”, pas propozimit që i është bërë nga kryesia e LDK-së, njofton Llapi.info.
E në rast se Veliu drejton këtë post, do t’i duhet të japë dorëheqje nga posti i kryetarit i Komunës së Podujevës.
Sipas ligjit, në momentin që e pranon pozitën e ministrit, Veliu duhet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës dhe kjo Komunë brenda 45 ditësh duhet t’i mbajë zgjedhjet e reja ku zgjidhet kryetari i ri.
Llapjanët pritet t’iu nënshtrohen kutive të votimit në zgjedhje lokale të jashtëzakonshme.
LDK thuajse në të gjitha zgjedhjet e kishte fituar Podujevën pa balotazh, përjashtuar zgjedhjet e fundit






