Partia FJALA sot zhvilloi fushatën në Mitrovicë
Partia FJALA sot zhvilloi fushatën në Mitrovicë
Partia FJALA sot në Mitrovicë zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Edhe në Mitrovicë sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.
Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.
Prandaj nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime.
Kryetari i FJALËS Kelmendi potencoi që Mitrovica është dëshmia më e qartë se si politika kosovare e ka injoruar dhe izoluar qytetarin e Kosovës.
Përderisa Beogradi po i mbështet në çdo formë qytetarët serb së fundi edhe duke ndërtuar shtëpitë në lagjen "Lugina e Diellit, Prishtina ka injoruar dhe dis






