E mërkurë, Gusht 5Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Lajme

Dr.Gëzim Kelmendi: “Kemi filluar me përgaditjen e listave dhe do të hym vet në zgjedhje. Ne kemi qenë të hapur për koalicion sidomos me partit opozitare” | Itervista për Ballkani

Dr.Gëzim Kelmendi: “Kemi filluar me përgaditjen e listave dhe do të hym vet në zgjedhje. Ne kemi qenë të hapur për koalicion sidomos me partit opozitare” | Itervista për Ballkani

Intervista, Lajme
elmendi tregon nëse do të hyjë në ndonjë listë zgjedhore Ish-deputeti i Kosovës, Gëzim Kelmendi nuk ishte pjesë e asnjë koalicioni në zgjedhjet e vitit 2017 ku garoi përmes Partisë Fjala. Partia e Kelmendit nuk ka arritur koalicion me asnjë parti politike, madje as në ndonjë listë për deputet. Për Ballkani.info, Gëzim Kelmendi tha se Partia Fjala do të garojë e vetme në zgjedhje. “Kemi filluar me përgaditjen e listave dhe do të hym vet në zgjedhje. Ne kemi qenë të hapur për koalicion sidomos me partit opozitare”, tha Kelmendi. Gëzim Kelmendi ishte dy mandate deputet në Kuvendin e Kosovës, madje në mandatin e dytë të tij kaloi si deputet i pavarur. /Ballkani.info/
Kabashi: FJALA dritë në fund të Tunelit!

Kabashi: FJALA dritë në fund të Tunelit!

Lajme, Opinione
Kabashi: FJALA dritë në fund të Tunelit! Shkruan: Sali Kabashi ( Magjistër i Historisë) Që nga paslufta, kishim pushtete dhe qeveri të ndryshme, sa nga një parti, sa nga tjetra, por asnjëra nga ato nuk bëri asgjë që të iu jap arsye qytetarëve të Kosovës ta shohin vendin si perspektivë për një jetë më të mirë! Miliona investime nga SHBA dhe vendet evropiane, sot nuk janë askund që mund të shihen dhe të arsyetohen! Askush nuk përfitoi përveç shefave të mëdhenj që janë bërë milionerë brenda natës! Por, tashmë qytetari i Kosovës është lodhur nga gënjeshtrat dhe premtimet e kota, këtë e dëshmon edhe dalja e pakët në zgjedhje që është 35% deri 40% e qytetarëve të Republikës së Kosovës me të drejtë vote, të paktën kështu ka raportuar KQZ!? Arsyeja e vetme e mos daljes së qytetarëve
Asambleisti Dajaku: Mesazh urimi për fillimin e vitit të ri shkollor 2019 – 2020

Asambleisti Dajaku: Mesazh urimi për fillimin e vitit të ri shkollor 2019 – 2020

Asambleisti Berat Dajaku, Lajme
Asambleisti Dajaku: Mesazh urimi për fillimin e vitit të ri shkollor 2019 - 2020 Të dashur nxënës dhe të nderuar mësues! Në këtë ditë të veçantë, uroj të gjithë fëmijët e kopshteve, nxënësit dhe mësuesit, suksese në vitin e ri shkollor! Urimi i parë, si gjithnjë shkon për nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Një urim për të gjithë nxënësit e klasave të tjera, që në këtë ditë e ndieni veten më të rritur e më të ditur dhe që jeni fort të motivuar për t’u bërë edhe më të aftë për t’i shërbyer vetes, së ardhmës dhe familjes suaj. Në këtë fillimvit shkollor, dëshiroj t'i shpreh të gjithë mësuesve mirënjohjen time për përkushtimin dhe punën e palodhur që bëjnë për edukimin e nxënësve. Uroj që vit i ri shkollor të jetë një vit i suksesshëm dhe të shënojë arritje të
Dr.Gëzim Kelmendi uron fillimin e procesit mësimor

Dr.Gëzim Kelmendi uron fillimin e procesit mësimor

Lajme
r.Gëzim Kelmendi uron fillimin e procesit mësimor Të dashur nxënës dhe ju mësimdhënës, urime fillimin e procesit mësimor. Të dashur nxënës, ju jeni ardhmëria e këtij vendi. Ju meritoni më mirë. Edhe pse politika aktuale ju ka rrënuar ardhmërinë edukativo-arsimore, shkencore, profesionale dhe të punësimit, ju mos u dorëzoni. Ju mësoni, studioni dhe kurrë mos u dorëzoni. Tregoni prindërve dhe mësuesve tuaj që mos t'i votojnë partitë politike për interesat e tyre të ngushta përsonale, por t'i votojnë për të ardhmen tuaj, për të mirën tuaj dhe të shtetit tuaj. ZOTI ju ruajt dhe ju mundësoftë të bëheni të ditur dhe shërbëtor të drejtësisë dhe shtetit tonë të dashur të Kosovës. Gëzim Kelmendi
Maloku: Mërgimtarët nuk e meritojnë këtë injorim

Maloku: Mërgimtarët nuk e meritojnë këtë injorim

Lajme
Maloku: Mërgimtarët nuk e meritojnë këtë injorim Njëri lajm pas tjetrit që tregojnë haptazi punën që ka bërë PDK-ja për Podujevën, Kosovën dhe mergimtarët në përgjithësi. I ndëruari z.Veseli, sa ishe në Llap sonte, pse nuk shkoje të merrje mendimin e atyre që ishin në pritje të kolonave të gjata rreth 7 orë, ah se harrova ti nuk e di se çdo të thotë kolonë sepse të gjithë duhet lëshuar rrugën kur vjen ti me përcjelljen tënde. I ndëruar, po të drejtohem i nderuar ngaqë je më i moshuar sesa unë por para se të vinte kjo ditë për ardhjen tënde në Podujevë ti me qeverisjen e PDK-së deri tash ishte dashur ta rregullonit në negociata me Serbinë ketë çeshtjen e pritjeve në kolona të gjata në Merdare, mergimtarët tanë nuk e meritojnë këtë injorim total nga ana e juaj. Ju "kontribuat" në lar
Çakmaku: Përshëndetje Kosovë

Çakmaku: Përshëndetje Kosovë

Lajme, Opinione
Përshëndetje Kosovë Prishtinë, 31.09.2019 Një ditë e re po fillon dhe një barrë e madhe na u largua nga supet tona. Për dy vite rresht edhe dashamirët edhe dashakeqët na çortonin se pse zgjodhëm që zgjedhjeve e 2017-ës të hyjmë të vetëm duke na thënë se po na digjet vota, se nuk kemi shansa që ta kalojmë pragun prej 5%, do ta humbim zërin e të drejtëve në parlament dhe shumë kritika tjera për të cilat edhe atëherë e edhe tani ishim të vetëdijshëm. Për t'ia dëshmuar edhe vetës por edhe të tjerëve se dy vlera etike njëra për drejtësi, barazi, zhvillim të përgjithshëm, altruizëm dhe tjetra për padrejtësi, jo barazi, pasurim individual, nepotizëm, krim, nuk kanë mundësi të rrugëtojnë së bashku, ne u ofruam disa partive kualicion që edhe në këtë formë të kontribuojmë në shtetndërtim
Deklaratë

Deklaratë

Lajme
Deklaratë Prishtinë, 30.092019 Të dashur qytetar, para pak çasteve përfundoi afati ligjor për koalicione parazgjedhore. Ne FJALA kemi qenë të hapur dhe u jemi ofruar për koalicion parazgjedhor, por disa parti politike na refuzuan dhe nuk deshën koalicion me ne. Kështu që ne nuk do të dorëzohemi, ne FJALA do të vazhdojmë rrugëtimin tonë të vetëm në këto zgjedhje që do të mbahen me 6 tetor. Brenda këtyre ditëve do ta kompletojmë listën me kandidat për deputet. Ne jemi të Kosovës dhe për Kosovën. Me respekt, Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi mysafir në emisionin Pressing / Zona Express në T7

Dr.Gëzim Kelmendi mysafir në emisionin Pressing / Zona Express në T7

Intervista, Lajme
Dr.Gëzim Kelmendi mysafir në emisionin Pressing / Zona Express në T7 Prishtinë, 29.08.2019 Dr.Gëzim Kelmendi - Mysafir në emisionin Pressing / Zona Express Tema: Feja dhe Zgjedhjet Panelist: Dr.Gëzim Kelmendi - Kryetar i Partisë FJALA përball Drilon Gashit, Berat Buzhalës, Blerim Velës dhe Rron Gjinovcit. Udhëheqës i emisionit Leonard Kërçuki Kliko mbi linkun e kaltërt për të parë videon