E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Zgjedhjet Parlametare 2019

Dr.Gëzim Kelmendi: Kosova ka nevojë për një opozitë të pastër, të pa korruptuar dhe të vendosur

Dr.Gëzim Kelmendi: Kosova ka nevojë për një opozitë të pastër, të pa korruptuar dhe të vendosur

Lajme, Zgjedhjet Parlametare 2019
Kosova ka nevojë për një opozitë të pastër, të pa korruptuar dhe të vendosur Në ditën kur do të formohet qeveria e re e Kosovës, ne FJALA do të jemi zëri opozitar i vërtetë. Edhe pse nuk jemi pjesë e Kuvendit, edhe pse nuk do të marrim para nga buxheti i shtetit të Kosovës sikur partitë parlamentare, ne nuk do të ndalemi. Ne do ta mbrojmë interesin e popullit dhe shtetit të Kosovës. Kundër të keqes. Koha e FJALËS po vjen. Bashkohu edhe ti. Gëzim Kelmendi
Kelmendi: Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA të iu falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë

Kelmendi: Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA të iu falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë

Lajme, Zgjedhjet Parlametare 2019
Të nderuar qytetarë, Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë FJALA të iu falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë. Ne Partia FJALA në këto zgjedhje nuk arritëm të bëhemi pjesë e Kuvendit të Kosovës. Por ne nuk do të dorëzohemi, ne do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e popullit tonë dhe shtetit tonë. Ndërsa votuesve të partive tjera politike iu uroj fitoren dhe suksesin e arritur për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës. ZOTI e bekoftë popullin tonë dhe shtetin tonë. Kryetar i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi
Partia FJALA përmbylli fushatën në Skenderaj

Partia FJALA përmbylli fushatën në Skenderaj

Asambleisti Berat Dajaku, Lajme, Zgjedhjet Parlametare 2019
Partia FJALA përmbylli fushatën në Skenderaj Partia FJALA sot përmbylli fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Edhe në Skenderaj sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim. Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj. Prandaj nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime. Kryetari i FJALËS Kelmendi potencoi që qytetarët e komunës së Skenderajit në krye me burrin e madh, herojin Adem Jashari, kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Por ata sot nuk po e gëzojnë atë për të cilën kanë luftuar dhe sakrifikuar. Kelmendi në fund prezentoi edhe kandidatët për deputet nga Sk
FJALA në Vushtrri prezentoi kandidatët për deputet

FJALA në Vushtrri prezentoi kandidatët për deputet

Lajme, Zgjedhjet Parlametare 2019
FJALA në Vushtrri prezentoi kandidatët për deputet Partia FJALA sot ka zhvilluar fushatën zgjedhore në Vushtrri dhe ka prezentuar kandidatët e saj për zgjedhjet e 6 tetorit Edhe në Vushtrri sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim. Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi ka treguar se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj. Prandaj nuk është e drejtë dhe nuk është e ndershme të maltrotehen qytetarët nëpër tubime. Në fund Kelmendi prezentoi edhe kandidatët nga qyteti i Vushtrrisë: 1.Safet Ademi - Ekonomist, 2.Erxhan Muaharremi - Inxhinier i Elektroteknikës, dhe doktor i mjekësisë popullore Partia FJALA, Prishtinë, 04.10.2019