Kjo është rezoluta e opozitës e propozuar nga deputeti Dr.Gëzim Kelmendi që nuk kaloi (video)
Deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi si iniciues i debatit, ka propozuar edhe rezolutën e partive opozitare, e cila nuk ka kaluar në votimin e deputetëve.
Vetëm 19 deputetë kanë votuar pro kësaj rezolute, 38 kanë qenë kundër, ndërsa 18 deputetë të tjerë kanë abstenuar, raporton kp.
Rezoluta e propozuar nga opozita, e cila nuk kaloi, përmbante këto pika:
1. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të drejtorit të Policisë për rajonin Mitrovicës, Nehat Thaçin
2. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria pezullimin e bisedimeve me Serbinë dhe pezullimin e fletëarresteve për zyrtarët e Kosovës
3. Bashkimi Evropian si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut të ndërhyjë te Qeveria e Serbisë që të lirohet Thaçi
4. EULEX-i të deklarohet për rastin e Thaçit
5. Qeveria të ndërmarr te gjitha veprimet në raport me BE dhe Interpol që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit