E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Ardiana Beka: “Nuk do të flej në kuvend siç kanë bërë shumë deputetë” | Intervistë për portalin Gazeta Ozoni

Ardiana Beka
Ardiana Beka: “Nuk do të flej në kuvend siç kanë bërë shumë deputetë” | Intervistë për portalin Gazeta Ozoni

Prishtinë 29.05.2017

Ardiana Beka, nga Mitrovica, sociologe, kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka vendosur që të hyjë në politikë jo për të përfituar diçka personale nga ajo, por ajo dëshiron të sakrifikoj, t’i shkurtojë kënaqësit e veta private dhe të ju përkushtohet punëve publike. E një vajzë mendjehapur, intelegjente sikur Ardiana, pashmangshmërisht që do të arrij t’i realizoj objektivat e synuara, shkruan Gazeta Ozoni.

Ardiana Beka:

“Arsyeja pse kam vendosur të hy në politikë është duke e parë gjendjen aktuale problemet ekonomike dhe sociale ne anën tjerët ështe edhe insistimi i njerëzve për rreth meje për të qenë unë përfaqësuese për të ngritur zërin, shkeljet e të drejtave të individit kanë bë që të kandidojë si deputete e Kuvendit të Kosovës që të jem zëri i atyre personave që nuk u përfaqësua si duhet në Kuvendin e Kosoves

Politika për mua nuk është asgjë më shumë përveç se rruga më të cilën arrihet ndryshime për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Politika duhet të jetë në funksion sa më të mirë dhe të krijojë politika sa në të favorshme në interes të gjithë qytetarëve pa dallim race feje apo kombi.

Pikërisht në partinë FJALA jam futur se është subjekti më i drejtë politik, tashmë e dëshmuar në bazë të punës së treguar nga kryetari Dr.Gëzim Kelmendi njeri ndër te cilët e mban fjalën njëri ndër të cilët gjithmonë e thotë të vërtetën dhe njëri ndër të cilët i del gjithmonë në përkrahje vendit të tij.

Partia e cila lufton kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit, pёr njё shtet tё drejtё, ligjor tё barabartё dhe tё sigurtё pёr tё gjithё qytetarёt nё Republikёn e Kosovёs pa dallim, pёr sundim tё drejtёsisё, tё rendit dhe ligjit nё tёrё territorin e Republikёs sё Kosovёs, pёr ruajtjen e integritetit territorial, pёr sigurinё dhe pёr respektimin e lirisё dhe tё drejtave tё njeriut pёr tё gjithё qytetarёt e vendit.

Qëllimi im është të ngris zërin për të rinjtë që si rezultat i kësaj politike denigruese ka shkatërruar ëndërrat tyre, pastaj ka humbur shpresat e pensionistëve që pas gjithë atyre viteve mund e sakrifica të kenë një jetë ku nuk do të brengosen për ushqim dhe mjekim adekuat, i ka dëshpëruar ata që ishin në gjendje t’ia falnin edhe jetën këtij vendi e sot i shohin fëmijtë e tyre teksa vuajnë edhe për gjërat më elementare e disa prej tyre nga pamundësia për ta perballuar këtë gjendje janë vetëvrarë që si shifër është alarmante.

Sa herë kemi dëgjuar për dhunën e ushtruar ndaj grave e që ndonjehere ka përfunduar edhe me marrjen e jetës së tyre, ngacmimet seksuale neper shkolla dhe në vend pune, dhuna e ushtruar ndaj femijeve, braktisja e shkollës nga fëmijët për të punuar për mbajtjen e familjes të gjitha këto i kanë heshtur deputetet tonë madje as gratë deputete nuk e kanë ngritur zërin kunder ketyre dukurive negative. Shkurt nuk do te flej në kuvend siç kanë bërë shumë deputetë derisa shkeleshin të drejtat e qytetareve.

Sigurisht që do të angazhohem t’i mbroj të drejtat e çdo qytetari në Republikёn e Kosovës shtu siç i takojnë më kushtetutë të Kosovës, ku secili është i lirë të manifeston besimin e tij dhe jo vetëm të drejtat e femrave me mbulesë por të çdo femrës që diskriminohet në shkollë, punë dhe kudo.

Vetë fakti që jam pjesë e FJALËS andaj këtu bënë pjesë kryetari ynë Gëzim Kelmendi ndërsa në botë kisha me cekë kryetarin e Turqisë Erdogan.

Qeveria nuk ka fonksionuar drejtë deri më tani, si pasojë vendi shko në zgjedhje edhe sa ka punuar kjo qeveri e dinë të gjithë.

Arsyeja se pse duhet të më votojnë është së nëse arrijë të jem deputete e Kosovës interesat e popullit do të jenë primare, do ta ngriti zërin dhe nuk do të rri e heshtur përball padrejtesive, shkeljeve ligjore korrupsionit diskriminimit, do ta ngriti zërin me shumë për të drejtat e grave, drejtave të fëmijëve, drejtave të pensionistëve. Për të bëre ndryshimin duhet njerëz që punojnë për qytetarët e jo kundër qytetarëve”. adelina.r

Intervisten e gjeni edhe në linkun poshtë:
http://gazetaozoni.com/ardiana-beka-nuk-do-te-flej-ne-kuvend-sic-kane-bere-shume-deputete/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.