E shtunë, Maj 18Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Berisha: Pse gjithmonë njëjtë!

02011
Berisha: Pse gjithmonë njëjtë!

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Si çdo herë para zgjedhjeve të gjithë politikanët që ne i njohim janë aq të afërt me qytetarët vetë në kohë zgjedhjesh. Pse është kjo ëmbelsi e tyre, pse janë gjitha këto premtime, dhe pse është e njëjta energji e qytetarëve në përkrahjen e tyre, a është kjo energji reale e tyre apo mos është gjithmonë zgjedhje e imponuar, cila është e vërteta. A mos është që regjimi I tyre ka mbjellur frikë në zemrat e tyre dhe zgjedhja e tyre gjithmonë e imponuar nga kjo klasë politike e korruptuar.

Deri kur do të zgjasë kjo metodë e tyre për ta mbajtur pushtetin: Mos të harrojnë ata se Pushteti I përjetshëm I takon vetëm Allahut, dhe fundi I pushtetit të tyre do të ndodh se shpejti, se mashtrimeve të tyre ju ka skaduar afati, njëjtë siq kanë marrë fund dhe premtimet e tyre.
Andaj bëhuni gati se po vijnë njërzit e FJALA, ku te Ne ekziston vetëm frika ndaj Allahut dhe askujt tjetër, njërez të cilet nuk mashtrojnë dhe nuk korruptohen për interesa të kësaj bote, ku nuk do të ketë dallime racore, feje, apo përkatësie etnike. Do të trajtohen të gjithë njesoj dhe nuk do të ketë shkelje të të drejtave të asnjë qyteratrë të Republikës.

Ne do të jemi zëri I atyre që deri më tash nuk u la të dëgjohet, ku zëmrat e tyre u deshpruan. Mjaftë u torturuan ndjenjat tona është koha ti mbrojmë ato, mjaftë me mashtrime, te flasim pa frikë dhe ti mposhtim te mposhturit.

Të bashkuar gjithmon do e arrijm Fitorën, të bashkohemi një herë e përgjithmon, sepse ne meritojm më shumë…!

Me shumë respekt i juaji Etnik Berisha.

Voto Fjalen#29
Voto Etnik Berishen#35.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.