E shtunë, Tetor 25Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dajaku: Bastisja në zyret e OVL-UÇK-së

013
Dajaku: Bastisja në zyret e OVL-UÇK-së

Rasti i sotem në zyret e OVL-së përbën një arbiter të pa precedent.

Pa marrë parasysh se kush ishte në krye të udhëheqjës së kësaj organizate,mënyra se si u bastis ajo sot,është përdhosje e institucionit,po ashtu është e papranueshme për një shtet demokratik t’i bastisen institucionet në këtë mënyrë.
UÇK është arteria e kombit tonë, keni prek pjesën kryesore të kombit tonë këtë nuk u’a patëm borxh.
Ënde pa u shëruar plagët e nënave tona,për bijtë e tyre ju hapët edhe një plagë të re.

Ju nuk bëtë as minimumin për zbardhjen e fatit të t’pagjeturve tanë,për fatin e motrave tona të dhunuara si dhe femijët tanë që nuk arriten ta kalojn djepin e tyre,nga kriminelët që ua ndalen dorën e nënes si dhe vet jetën e tyre.

Po e tëra kjo ma kujton atë thënjen e bariut
“Nuk më mbeti hatri në ujkun që mi hëngri delet,sa me erdhi nga qënt e mi që u bën me ta”
Sepse kësaj ngjarje i kontribuan edhe disa nga mesi ynë.

Rroftë lufta heroike e UÇK-së

Berat Dajaku – Asambleist i Partisë FJALA në Kuvendin Komunal të Skenderajit, njëherit anëtar i kryesisë së Partisë FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.