E hënë, Maj 6Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Duraku: A nuk është patriotizëm me i mbrojtë vlerat e luftës ?

Duraku
Duraku: A nuk është patriotizëm me i mbrojtë vlerat e luftës ?

A është jeta aq e dashur, apo paqja aq e ëmbël, sa të blihet me çmimin e zinxhirëve dhe skllavërisë?
Të gjithë veteranët dhe ne populli që vetëm në protesta ose tubime partiake dalim, sonte do duhej të ishim në rrugë në mbrojtje të veteranëve të UÇK-së.

Po ku jeni ?

Ku jeni o patriota që vetëm shqiptarit i gjuheni në qafë e e linçoni ?
A nuk është patriotizëm me i mbrojtë vlerat e luftës ?
Sa zhurmën e bëtë për deportimin e shtetasve turq, ndërsa të kidnapohen veteranët e luftës jashtë madatit dhe juridikcionit të EULEX për shkak se Gjykata Speciale nuk ishte e aftë t’a ruante shtëpinë e saj, me ç’rast dolën dosjet !?

Deputet të Kuvendit,
Ju ftoj menjëherë t’a adresoni këtë çështje ose që nesër dorëzojeni mandatin e deputetit sepse nuk ka kuptim që të qëndroni më.
Më mirë është sesa të quheni deputet të Ghettos të quajtur Kosovë, ku secilit sipas tekave i’u lejohet që të arrestoj dhe rrëmbej qytetarët.

Enlirat K. Duraku – anëtar i kryesisë së Partisë FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.