E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dajaku: Kam frikë se përqarja që është mbjellur në popullin tonë

AA (34)
Dajaku: Kam frikë se përqarja që është mbjellur në popullin tonë

Shkruan: Berat Dajaku – (historian), njëherit asambleist i Partisë FJALA në Komunën e Skenderajit

Kam frikë se përqarja që është mbjellur në popullin tonë tash e 20-vite nga spektri politik në Kosovë, nuk do të mund të riparohej as për 50 vitet e ardhshme në vijim.

Një popull i vuajtur ndër vite nga armiku i pa mëshirshëm, i çliruar nga kthetrat e tij falë luftës së lavdishme çlirimtare të UÇK-së si dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar e fatkeqësisht pas luftës i zhytur në besimin e pa rezervë ndaj atyre që thirreshin në vlerat e luftës, se për vendin tonë do të vinë ditë të mira e që doli ndryshe nga ajo që besonte ky popull.

Kam frikë!

Kam frikë se në episodin e tretë që po hymë pas 20 vitesh, e që ky episod që do ta quaj ndryshim i besimit në këtë spektër politik 20 vjeqar, do të jetë edhe me fatal se në të kaluarën për faktin se spektrin e ri politik që po e kerkon elektorati sot në Kosovë po detyrohet ta zgjedh si pasojë e urrejtjes të se kaluarës së hidhur politike, në kohë të pikut të urrejtjes ndërpopullore si pasojë e politikës së kaluar e që paraqet rrezik për një pjesë të pa vetëdijesuar sa duhet, e tëra kjo mund të rrëshqas drejtë një vëlla-vrasje, gjë për të cilën edhe po bëhen thirrje nga individ të caktuar që nuk ja duan të mirën këtij vendi.

Por, shpresoj në popullin tim liridashës që do të jetë vigjilent dhe nuk do të bie pre e mashtrimeve të politikanëve të ardhshëm dhe do të mobilizohen,siq din ky popull të mobilizohet në momente të caktuara dhe do ta bëjë një bashkim gjithë popullor vëlla-dashës kundër atij vëlla-vrasës

Me respekt:
Berat DAJAKU,
Asambleist nga Partia FJALA në Komunën e Skenderajit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.