E shtunë, Maj 18Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dajaku: Pse vendosa te jem kandidat per deputet ne Kuvendin e Republikes se Kosoves ?

Berat Dajaku
Dajaku: Pse vendosa te jem kandidat per deputet ne Kuvendin e Republikes se Kosoves ?

Prishtinë, 27.05.2017

Duke parë gjendjen politike në Kosovë tash e 17 vite që nuk është e mirë për qytetarin e Kosovës me një varferi ekstrem ende familje të pa streh nga të gjitha kategorit si:
veteran të pa streh, familje të Dëshmorëve, invalidëve të luftës si dhe qytetarë të rendomtë.

Nuk mendoj që ky popull mertiton këtë gjendje edhe pas luftës që patëm ku mbeten me mijëra të vrarë, të zhdukur, invalid të luftes, gra dhe vajza të dhunuara, shtëpi të shkatërruara, fëmijë jetm, e të jetojm në këtë gjendje nën mëshiren e bamirësve mërgimtar dhe vendor së kush po ja nderton një shtëpi, kush po ja dërgon një pako ushqimore kush po i ndihmon me shëru jasht vendi etj etj.
Politikanët i rriten pagat e deputetëve mbi 1500 euro, ndërsa populli pagën minimale 170 euro.
I rriten pagat e profesorve universitar 1000 euro në vend se ti rrisin të mësimdhënësve në arsimin fillor sepse aty është baza e arsimit dhe edukimit në shoqerin tonë, kur dihet se profesoret universitar marrin edhe paga nepër universitete private.
I lan asmbleistët nëper komuna me 200 Euro pagë të krahasuar me pastruesit.
Kosova një vend i vogël me resurset natyrore dhe humane që ka, ka mundur të jetë shembull në rajon, por kush e pengoj deri sot?
Politikanët e pa ngopur dhe me interesa përsonale. Që 17 vite përjetuam privatizim të pasuris publike (të keqpërdorur) fuqizim të sektorit privat që e ngulfat atë publik e që në prapavi qëndrojn politikan, monopol në tregti ndërmarrjet më të larta duke punësuar njerëz mbi baza të interesit dhe të njofëtësisë.

Deri kur:
Pa Ushtri.
Pa Integrime Evropjane.
Pa Liberalizim.
Pa Mirqënje Sociale.
Pa Arsim Cilësor.
Pa Punësi.
Pa Dinjitet.
Pa sovranitet mbi terë teritorin e vendit.
Çdo vitë raporti i progresit për Kosovën e rendit vendin tonë në shkallën më të ulët të progresit si dhe më një shkallë të lartë të kurrupsionit.
Raporti PISA rëndit Kosovën në një vend shumë të ulet në cilësi të arsimit.
Pas gjithë kësaj mendova se nuk mjafton të qendroj duar kryq dhe të luaj rolin e viktimës por të marr inciativën e ndryshimit të gjendjës së vendit tim nëse me mbështet populli.

Me respekt,
Berat Dajaku
Magjistër i Historisë
Kandidatë për Deputet në Kuvendin e Kosovës nga Komuna e Skenderajit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.