E martë, Maj 14Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dallim nga rezultati i zgjedhjeve rritet mbështetja fuqishëm për Partinë FJALA

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Dallim nga rezultati i zgjedhjeve rritet mbështetja fuqishëm për Partinë FJALA

Prishtinë, 19.06.2017

Edhe pse në zgjedhjet e 11 Qershorit, partia Fjala nuk pati ndonjë rezultat të mirë pasi që morri vetëm mbi 7,000 vota, këtyre ditëve kryetari i kësaj partie z.Gëzim Kelmendi shihet duke u përkrahur dhe mbështetur edhe më fuqishëm se herave tjera nga qytetarë e aktivistë të ndryshëm nga Kosova

“Nuk e kam pritur këtë ! Pas rezultatit jo të mirë në zgjedhje, nuk e kam pritur që do të rritet mbështetja dhe interesimi për Partinë FJALA. Kjo tregon se ne do të kthehemi fuqishëm ngase:
– kemi moralin dhe vullnetin e lartë për fitore
– kemi mbështetjen dhe interesimin e rritur
– kemi kuadro të ndershme dhe profesionale
– e kemi për popull dhe shtet, e nuk e kemi si të tjerët për xhep. Dhe mos harroni, kur dikujt i bëhet zullum dhe padrejtësi, ai do të fitoj dhe ngadhnjejë mbi të padrejtit dhe zullumqarët. Gjithmonë ka qenë kështu dhe gjithmonë do të bëhet, INSHAALLAHU” shprehet në Facebook kryetari i partisë FJALA z.Gëzim Kelmendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.