E hënë, Maj 13Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi – 500 vite bashkësundim dhe tash ribashkim, nuk munden me sulm molotovi të i rrënojnë!

Gëzim Kelmendi prap

Dr.Gëzim Kelmendi – 500 vite bashkësundim dhe tash ribashkim, nuk munden me sulm molotovi të i rrënojnë!

Prishtinë (28.11.2016)

Dr.Gëzim Kelmendi ka reaguar pas sulmit me molotov ndaj Konsullatës Turke.

Ja dhe shkrimi i Kelmendit:

500 vite bashkësundim dhe tash ribashkim, nuk munden me sulm molotovi të i rrënojnë!

Sulmi i sotëm nga disa kriminel dhe terrorist, mbi Konsullatën e Turqisë është sulm që ka dhënë disa mesazhe:
1.Dikujt po i pengojnë raportet ndërvëllazërore Kosovë-Turqi
2. Dikush po tenton të i rrënon raportet ndërvëllazërore Kosovë-Turqi.
3.Në mesin tonë ka ende Esat Pashë Toptana, që rrënuan shqiptarët në veçanti dhe perandorinë osmane në përgjithësi.
4.Në mesin tonë ka ende pasardhës të komunizmit që për 100 vite u munduan ta rrënojnë vëllazërinë shqiptaro-turke.
5.injoranca (padituria) është ende prezente në vendin tonë.

Por, përgjigjet tona për këta të lartpërmendur janë këto:

1.Raportet ndërvëllazërore Kosovë-Turqi janë raporte me trashëgimi 600 vjeçare, themelet e të cilës kësaj vëllazëri i vuri perandoria osmane në krye me Sulltan Muratin e l, i cili me 1389 në betejën e Kosovës (në Gazimestan) shkatërroj dhe e mposhti ushtrinë sërbe me aleatët e saj të udhëhequr nga Car Lazari dhe hyri në Kosovë dhe shqiptarët i liroj nga pushtimi i Car Lazararit. Shqiptarët pas ardhjes së perandorisë osmane në trevat tona, nga të pushtuarit dhe të qenit robër, u bënë bashkësundimtar me perandorinë osmane, u bënë kryeministra, ministra, gjeneral, agallarë, pashallarë dhe beglerë.

2.Tendencat për të i rrënuar raportet ndërvëllazërore kanë zanafillën e para 500 viteve, por kjo tendencë u fuqizua dhe filloj së zbatuari në shekullin e kaluar, dmth pas rënies së perandorisë osmane.
Regjimi komunist me të gjitha forcat e tij akademike, politike, policore dhe ushtarake, e luftoj këtë vëllazëri shqiptaro-turke.

Ky regjim komunist përdori metoda të ndryshme për të i armiqësuar shqiptarët dhe turqit.E filloj me tekste mësimore e veçanërisht ato të historisë duke trilluar gënjeshtra dhe shpifje se shqiptarët kanë pushtues turqit, shqiptarët janë viktima dhe se Islamin e kanë pranuar me dhunë.Pastaj vazhdoj duke përdorur edhe dhunën dhe terrorin.
Por ja se nuk ja arriti qëllimit.

3.Ne shqiptarët e njohim mirë veprën tradhtare të Esat Pashë Toptanit i cili i priu lëvizjes kundër shqiptarëve në veçanti dhe Perandorisë Osmane në përgjithësi.
Esat Pashë Toptani sëbashku me tre bashkëpunëtorë të tjerë joshqiptarë pas kryengritjes së Marsit 1909, arritën të depërtojnë në pallatin e perandorisë osmane në Stamboll, dhe shkarkuan Sulltan Abdylhamitin e II. Pas shkarkimit të Sulltan Abdylhamitit të ll, ata e internuan Sulltan Abdylhamitin e ll në Selanik dhe kështu arritën ta thyejnë perandorinë osmane e cila po ballafaqohej me humbje të mëdha, kryesish në luftërat me rusët dhe të tjerët.

4.Ne fatkeqësisht ende kemi disa pasardhës të komunizmit, të cilët janë shumë aktiv në rrënimin e raporteve ndërvëllazërore Kosovë-Turqi.
Këta pasardhës të komunizmit kanë pozita të larta shtetërore, pozita politike, akademike dhe pozita tjera.

Por ne nuk brengosemi për këta pasardhës dhe ushtarë të komunizmit, ngase vëllazëria jonë shqiptaro-turke është më e fortë se çdo metodë dhe mjet që e përdorin këta pasardhës të komunizmit.

5.Injoranca ( padituria) që buron nga tekstet dhe mësimdhënia komuniste, është ende prezente në mesin tonë.
Kjo injorancë dërgon në urrejtje dhe në akte të dhunës si kjo e sotit, e që mund të ketë pasur edhe pasoja fatale.

Për fund, u themi gjithë atyre që janë vazhdimësi dhe pasardhës të komunizmit, se as me koktej molotovi duke sulmuar konsullaten turke dhe as me bombë atomike ( nëse e huazoni nga vëlllezërit e juaj komunist në lindjen e largët), nuk do të arrini ta rrënoni vëllazërinë shqiptaro-turke.
Ju do të mbetëni vetëm fundërrina të sistemit komunist, ashtu si mbetën paraardhësit tuaj komunist.
Turqia ka qenë, është dhe do të mbetët vëllau ynë i madh, i cili po e ndihmon Kosovën në gjitha fushat e shtetndërtimit.

Vëllazëria jonë shqiptaro-turke është 600 vjeçare, ndërsa ideologjia e juaj komuniste e nisur me qendër ballkanike në Beograd para një shekulli,ka përënduar, e ju jeni vetëm disa nga mbeturinat që keni mbetur që gjeneratat e tashme dhe të ardhshme do të ju kujtojnë si tradhëtarë dha shkatërrues të vendit tonë.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.