E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: Demarkacioni do ta dërgojë vendin në zgjedhje!

Dr.Gëzim Kelmendi: Demarkacioni do ta dërgojë vendin në zgjedhje!

Dr.Gëzim Kelmendi: Demarkacioni do ta dërgojë vendin në zgjedhje!

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se ai ka qenë i pari deputet që e ka ngritur çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

E sipas tij, AAK është duke e shfrytëzuar këtë temë për të fituar vota.

Madje sipas deputetit Kelmendi, demarkacioni do të jetë mollë sherri edhe për koalicionin qeverisës, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se PDK-ja do ta përdor këtë çështje për ta dërguar vendin në zgjedhje.

“Çështja e demarkacionit do të mund të jetë mollë sherri mes partnerëve të koalicionit, mes PDK-së dhe LDK-së. E kemi parë javëve të kaluara që disa deputetë, madje edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka deklaruar se do ta shikojmë mirë demarkacionin. Është mendim i imi personal se demarkacioni është mollë sherri për ta dërguar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thotë deputeti Kelmendi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=pshTZ4AuxLQ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.