E shtunë, Maj 18Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: Dyftyrësi e deputetëve të VV-së dhe LDK-së

Gëzim Kelmendi  (2)
Dr.Gëzim Kelmendi: Dyftyrësi e deputetëve të VV-së dhe LDK-së

Prishtinë, 03.10.2017

Dyftyrësi e deputetëve të VV-së dhe LDK-së

Sot u mbajt seanca plenare në Kuvendin e Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës: Interpelanca e Kryeministrit Haradinaj lidhur me akuzat e ministrit Nenad Rikalo për krime të luftës.
Kjo seancë u zhvillua me kërkesën e dy partive opozitare LDK dhe VV.
Pas debatit që u zhvillua në këtë seancë me plot akuza dhe ” patriotizëm “, dy partitë opozitare si inicuese të këtij debati, propozuan mocion për shkarkimin e ministrit serb Nenad Rikalo.
Ky mocion i tyre u hodh në votim dhe morri 27 vota.
Vërtetë dyftyrësi dhe turp nga ana e deputetëve të VV-së dhe LDK-së.
Këto dy parti sëbashku kanë 59 deputet dmth. 59 vota,
ndërsa sot për shkarkimin e Rikalos votuan vetëm 27 deputet.
Nga 33 deputet sa i ka VV-ja, votuan 16 deputet, ndërsa nga 26 deputet sa i ka LDK-ja, votuan 11 deputet.
Gjithësejt 27 vota për shkarkimin e ministrit Rikalo.
Kjo dëshmon edhe njëherë sinqeritetin dhe seriozitetin e këtyre dy partive dhe tregon se sa vërtetë këto dy parti mërziten për popullin e Kosovës.
Cila është arsyeja pse këto dy parti nuk e votuan dhe nuk e rrëzuan ministrin Rikalo?
A ka pasur dikush nga këto parti raporte të mira dhe bashkëpunimi me ministrin Rikalo pas luftës?
Kjo sjellje e tyre e sotme ka lënë të kuptohet shumë.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.