E hënë, Prill 29Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi i përgjigjet Ramush Haradinajt: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë ushtarë të Car Lazarit

Gëzim Kelmendi

Dr.Gëzim Kelmendi i përgjigjet Ramush Haradinajt: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë ushtarë të Car Lazarit

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryetarit të AAK Ramush Haradinaj për memorialin e shqiptarëve në betejën e vitit 1389:

Ramush Haradinaj, shqiptarët nuk duhet të kenë memorial, ngase kurrë nuk kanë qenë ushtarë të Car Lazarit.

Kryetar i AAK Ramush Haradinaj, kërkesa e juaj për ngritjen e një memoriali për shqiptarët që luftuan në betejën e vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane, është shumë e gabuar dhe me pasoja të rënda për të ardhmen e Kosovës.
Kjo për dy arsye:
1. Sajon mendimin që shqiptarët kanë marrë pjesë në atë betejë dhe kanë qenë ushtarë të Car Lazarit i cili si komandant i forcave sërbe udhëhoqi sërbet në luftën kundër Perandorisë Osmane.
2.Rrezikon prishjen e marrëdhënieve të shkëlqyera me Republikën e Turqisë, e cila është duke lobuar në vazhdimësi për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga vende të ndryshme dhe është duke e mbështetur në çdo fushë ndërtimin e shtetit e Kosovës.

Ditë më parë Kuvendi Komunal i Mitrovicës veriore, morri vendim për vendosjen e përmendores së Komandantit suprem të forcave sërbe kundër Perandorisë Osmane Car Lazarit në qendër të qytetit.
Unë sikur të gjithë shqiptarët jam kundër këtij vendimi.
Dhe ju sot Kryetar Haradinaj, kërkoni që në fushën ku u zhvillua beteja e vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane, të ngrihet memoriali i shqiptarëve që luftan përkrah Car Lazarit kundër Perandorisë Osmane.
Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë ushtarë të Car Lazarit, përkundrazi shqiptarët në kohën e Car Lazarit kanë përjetuar gjenocidin më të tmerrshëm që njeh historia jonë.
Obradoviqët, Brankoviqët dhe Nemanjiqët, të udhëhequr nga Komandanti i tyre Car Lazari, kanë vra, pushkatuar, dhunuar dhe torturuar në mënyrën më çnjerëzore shqiptarët e trevave tona.
Argument tjetër që shqiptarët nuk kan luftuar përkrah Car Lazarit, është fakti se me hyrjen e ushtrisë Osmane në trevat tona, shqiptarët masovikisht kanë pranuar Islamin dhe janë bashkuar me Perandorinë Osmane, ngase e kanë konsideruar ardhjen e Ushtrisë Osmane si çlirimtare dhe shpëtimtare nga gjenocidi i Car Lazarit.
Si shpërblim shqiptarët janë bërë agallarë, beglerë, sadriazema,kryeministra dhe gjeneralë në vende të ndryshme ku ka sunduar Perandoria Osmane.

Gëzim Kelmendi,
Kryetar i Partisë FJALA,
Deputet në Kuvendin e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.