E premte, Maj 3Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi – Intervistë për portalin ”Portali Korrekt”

Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi – Intervistë për portalin ”Portali Korrekt”

Portali Korrekt:
I ndëruari Dr.Gëzim Kelmendi, ju si kryetar i Partisë FJALA, a mund të na thoni diçka rreth zhvillimeve të fundit të Partisë suaj, rreth numrit të anëtarëve të regjistruar deri më tani në Parti, si në mënyren online apo në atë manuale, dhe a keni arritur që deri më tani të hapni qendra të Partisë “FJALA” në të gjitha qytetët e Kosovës?

Dr.Gëzim Kelmendi:
Partia “FJALA” është regjistruar në Qërshor të vitit 2015. Anëtarësimi i vazhdueshëm i kuadrove të reja, është tregues i qartë se jemi në rrugë të mbarë drejt suksesit dhe realizimit të programit tonë.
Anëtarësimi bëhet kryesishtë përmes mënyrës “online” në faqën tonë zyrtare në Facebook.
Deri me tani kemi arritur të shtrihemi gati në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Tash jemi në fazën e organizimit të Kuvendeve Zgjedhore nëpër Komunat e Kosovës.
Kemi përfunduar me Pejën, Drenasin, Skënderaj dhe Gjakovën.
Ditëve nē vijim na presin Kuvendet Zgjedhore në Komunat e tjera.

Portali Korrekt:
Gjatë kohës së kaluar, ju keni qenë një politikan shumë aktiv në kërkimin e të drejtave të shtresave të ndryshme të shoqerisë, përfshirë këtu edhe në kërkimin e të drejtës për shkollim, për femrat e mbuluara, nëse në zgjedhjet e ardhshme, partia e juaj do të merr votat e mjaftueshme për kalimin e pragut zgjedhor, çfarë inciativash do të merrni ju si parti për t’a larguar këtë urdhër ndalesë që ekziston ndaj këtij grupi qytetaresh?!

Dr.Gëzim Kelmendi:
Çështja e mbulesës në Kosovë është një problem politik.
Mbulesa në institucionet shkollore është e ndaluar në vitin 2010 me një Udhëzim Administrativ.
Ky Udhëzim Administrativ është kundërligjor dhe kundërkushtetues.
Nëse ne arrijmë ta kalojmë pragun zgjedhor atëherë varet se a jemi pjesë e Qeverisë a jo.
Ngase duke qenë pjesë e Qeverisë, më lehtë zgjidhet problemi i mbulesës, për faktin se problemi është politik, dhe me veprim politik largohet kjo ndalesë e padrejtë dhe diskriminuese.

Portali Korrekt:
Sipas regjistrimeve, ju keni qenë deputeti i parë në parlamentin e Respublikës së Kosovës i cili në vitin 2011 e keni ngritur zërin rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, pse deputetët e tjerë në atë kohë nuk reaguan rreth këtij problemi që ekziston edhe sot në Kosovë?

Dr.Gëzim Kelmendi:
Me 25.03.2011 kam qenë Deputeti i parë që kam ngritur problemin e Demarkacionit me Malin e Zi. Por, në atë kohë askush, as nga Qeveria dhe as nga Parlamenti nuk është ” mërzitur” për territorin e Kosovës.
Kjo për faktin se shumica e përfaqësuesve politik më shumë mendojnë për interesa përsonale se sa për interesin e popullit dhe shtetit të Kosovës.

Portali Korrekt:
Vitëve të fundit vërehet një frymë e rritur e islamofobisë, si në Kosovë ashtu edhe në vendet e tjera të Ballkanit, a mendoni ju se futja e mësim besimit fetarë në shkolla, do të ndihmonte në uljen dhe luftimin e këtyre parargjykimeve që ekzistojnë ndaj Islamit dhe muslimanëve në Republikën e Kosovës dhe rritjen e paqës në vend dhe rajon?

Dr.Gëzim Kelmendi:
Është e vërtetë se në kohë të fundit islamofobia është e rritur.
Futja e mësimit-besimit si lëndë për edukimin dhe arsimimin fetar në procesin mësimor, do të jep dy rezultate të fuqishme pozitive:
1.duke mësuar fenë në mënyrë institucionale (shkollore) nga përsonat profesionist (imamët-hoxhallarët) e akredituar nga Bashkësia Islame, do të zvogëlohet injoranca (padituria).
Me zvogëlimin e injorancës zvogëlohet mundësia e keqinterpretimit të fesë dhe kështu zvogëlohet mundësia e manifestimeve të dhunës sikur që është ekstremizmi dhe format tjera.
2.me mësimin dhe edukimin e mirëfilltë fetar do të zvogëlohet edhe islamofobia që është rezultat i injorancës (paditurisë).

Portali Korrekt:
A mendoni ju se ekziston ndonjë lloj ekstremizmi tek disa praktikuës fetarë në Republikën e Kosovës, dhe nëse po, cili lloj i ekstremizmit mendoni se momentalishtë është më i rrezikshëm për popullaten e Kosovës, ekstremizmi i disa praktikuesve fetar apo ekstremizmi i varfërisë, korrupsionit dhe padrejtesisë në institucionet shtetërore?

Dr.Gëzim Kelmendi:
Deri me tani në Kosovë nuk është regjistruar ndonjë rast i ekstremizmit nga praktikuesit fetar. Por kemi rastin e fundit terrorist kur qytetari i Sërbisë Slobodan Gavriq është kapur në dhjetor të vitit 2014 me 13 kg eksploziv pranë Ambasadës Amerikane. Ky terrorist kishte planifikuar sulm terrorist në Kosovë në natën e Krishtlindjeve.
Dhe për keqardhje, para dy jave gjykata e dënon ne dënim qesharak, 13 vite burg.
Kosova është duke u ballafaquar me shkallë të lartë të ekstremizmit laik, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Këto fenomene negative janë duke e rrënuar të ardhmen e rinisë kosovare në veçanti dhe vendit tonë në përgjithësi!

Portali Korrekt:
I ndëruari Dr.Gëzim Kelmendi, në emër të faqes portalit “Portalit Korrekt”, ju falëndërojmë që këni gjetur kohë që të përgjigjeni në pyetjet e parashtruara dhe ju dëshirojmë sukses në aktivitetet e juaja të mëtutjeshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.