E hënë, Maj 6Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi – Intervistë për Rrokum TV (18.11.2016)

Dr.Gëzim Kelmendi - Intervistë për Rrokum TV (18.11.2016)
Dr.Gëzim Kelmendi – Intervistë për Rrokum TV (18.11.2016)

Prishtinë (18.11.2016)

Gëzim Kelmendi, kryetar i partisë Fjala, ka thënë se korrupsioni në vend, po luftohet në mënyrë kozmetike, ku sipas tij, korrupsioni i ka përfshi strukturat ma të larta të vendit, duke përfshi, Qeverinë, Kuvendin, postet e ambasadoreve, bordet publike ku emërtohen njerëz jo adekuat dhe jo profesionalist.

Ai ka thënë se problemi më i madh mbetet edhe tenederomonia ku prej saj po pasurohen krejt ata që e përbëjnë strukturën e atyre që po udhëheqin me vendin.

Sipas tij, problemi më i madh, janë edhe ato që po dalin prej Raportit të Progresit, por edhe kërkesat e ambasadoreve të huaj me u luftuar edhe me u dënua zyrtaret e lartë.

Kelmendi ka thënë se problemi më i madh, janë krimi e korrupsioni edhe sa i përket liberalizimit të vizave, derisa sipas tij, demarkacioni është vetëm problem sekondar.

Kurse sa i përket zgjedhjeve, Kelmendi ka thënë se këto zgjedhje janë zgjidhje për vendin, dhe ma se miri këtë dështim të vendit e godet vota e sovranit.

Kelmendi ka thënë se janë duke punuar që vet me i hy garës zgjedhore, dhe se Fjala po zyrtarizohet përditë e më shumë në komunat e vendit.

VIDEO NGA EMISIONI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.