E premte, Maj 17Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj kritikave që i bëhen bashkëatdhetarëve tanë

G Kelmendi 2
Dr.Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj kritikave që i bëhen bashkëatdhetarëve tanë

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj kritikave që i bëhen bashkëatdhetarëve tanë, ky është shkrimi i tij në rrjetin social:

Kush fyen bashkëatdhetarët tanë, ka fyer vetën dhe vendin tonë.

Turp për ata që fyejnë bashkëatdhetarët tanë.
Edhe pse, fyerjen më të madhe bashkëatdhetarëve tanë ja bëjnë institucionet tona shtetërore (pagesa e taksës kufitare, kontrollet e tepruara dhe maltretimet kufitare, ndalesat dhe dënimet e shumta nga policia e Kosovës).

Bashkëatdhetarët kanë merita të mëdha, që në raste të shumta i kalojnë edhe meritat tona që jetojmë në Kosovë.

Kanë mbështetur Kosovën para dhe pas luftës (fondi 3%, fondi vendlindja thërret), i janë bashkuar UÇK-së, vazhdojnë jenë burim i fuqishëm i ekonomisë kosovare dhe familjeve kosovare.
Kështu që ju them bashkëatdhetarëve tanë, nëse dikush ju fyen, e ka nga xhelozia, se ju keni bërë dhe vazhdoni të bëni shumë për Kosovën.

ZOTI ju ruajt dhe ju nderoftë të dashur bashkëatdhetarë.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.