E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Dr.Gëzim Kelmendi: Kryeministër Haradinaj, vepro dhe mos u frikëso!

Gëzim Kelmendi  (1)
Dr.Gëzim Kelmendi: Kryeministër Haradinaj, vepro dhe mos u frikëso!

Prishtinë, 03.10.2017

Kryeministër Haradinaj, shumë qytetarë të Prishtinës dëshmuan se ministri i juaj Nenad Rikalo ka bërë krime gjatë luftës në Kosovë.
Këto dëshmi paraqesin fakte dhe dëshmi të mjaftueshme që ministri Rikalo duhet shkarkuar dhe të ngritet aktakuzë ndaj tij.
Ju si Kryeministër mos u frikësoni, por veproni.
Fillimisht shkarkoni ministrin Rikalo dhe pastaj tregoni çka fshihet pas asaj që është shkruar dhe treguar në media gjatë tërë javës së kaluar se krerët e lartë të Vetëvendosjes si Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti si dhe deputeti i Alternativës Ilir Deda kanë bashkëpunuar pas luftës me Nenad Rikalon dhe kanë udhëhequr sëbashku organizata dhe fondacione tashmë të njohura dhe të prezentuara në media.

E ke mundësinë për ta treguar veten, shkarkoje ministrin dhe trego çka fshihet në mes Rikalos dhe VV-së dhe Alternativës.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.