E diel, Prill 28Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: Mysafir në emisionin “Kojshia Show” në RTV 21

Dr.Gëzim Kelmendi: Mysafir në emisionin “Kojshia Show” në RTV 21
Dr.Gëzim Kelmendi: Mysafir në emisionin “Kojshia Show” në RTV 21

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi sonte në emisionin “Kojshia Show”, tha se mënyra më e suksesshme për të ndalur korrupsionin në Kosovë është të bëhet digjitalizimi i tenderave, pasiqë sipas tij, korrupisoni më i madh bëhet me tendera, shkruan rtv21.tv.

Ai ndër të tjera tha se në partinë e tij nuk bëjnë asnjë lloj dallimi dhe se janë të barabartë të gjithë pa marrë parasysh fenë. Lidhur me këtë, Kelmendi tha se në partinë që ai drejton duhet të plotësohet kushti që të punohet për vendin dhe jo për interesa personale.

I pari i “Fjalës” komentoi edhe për mospërfshirjen e tyre në sondazhe. “Mos me na përfshi në sondazhe është një shenjë e mirë se po na frikësohen”, tha Kelmendi duke shtuar se Kosovës i duhet drejtësia dhe se duhet të reformohet kodi penal.

Gëzim Kelmendi tha se duhet të pasohet rruga e atyre që kontribuan për vendin

Gjatë bisedës Kelmendi tha se ka ardhur koha që të vetëdijësohemi, që siç tha të vazhdojmë rrugën e atyre që e kanë dhënë jetën për vendin, shkruan rtv21.tv

“Si breza të ardhshëm duhet të punojmë e ta pasojmë rrugën e tyre, të punojmë për shtet e jo për interesa personale”, tha Kelmendi.

Ai më tutje tha se Adem Jashari është krenaria e vendit sepse sakrificat që i ka bërë ai dhe familja e tij, sipas tij nuk mund të gjenden askund, andaj tha se duhet të pasohet rruga e tij dhe e atyre që luftuan për vendin.

Kelmendi po ashtu foli edhe për shkuarjen e të rinjëve kosovarë në Siri dhe tha se e kundërshton këtë veprim të tyre, duke shtuar se mënyra më e mirë për të luftuar ekstremizmin në vend është që të mësohet feja në shkolla.

Këto ishin disa nga temat të tjera që u diskutuan në emision:

– Kosova është e Adem Jasharit,
– Kosova duhet identifikohet me figurën e Adem Jasharit,
– Adem Jashari është hero që sa herë përmendet, Kelmendi emocionohet,
– Kelmendi thotë se Adem Jashari është Heroi im që e dua dhe do ta dua çdo herë,
– Pse Kelmendi këkon të këndohet kënga “thërret Prizreni mori Shkodër”,
– Atdhetari i çështjes kombëtare Haxhi Zeka është familjar i Kelmendit, por a do ta pason Kelmendi rrugën e tij,
– Pse duhet të kthehet dinjiteti i vendit tonë,
– Si të punojmë që Kosova të bëhet ajo çfarë kërkuan heronjët tanë në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, pastaj Agim Ramadani, vëllezërit Haradinaj, Zahir Pajaziti etj,

– Pse sipas Kelmendit duhet luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar,
– Pse duhet konsumuar produkte vendore sipas Kelmendit,

– Pse Partia FJALA nuk është përfshi në sondazhet e fundit,
– Pse ky koalicion i tanishëm duhet shkarkuar,
– Çfarë i ndodhi Kelmendit në rrugën e Çakorrit,
– Pse Kelmendi është i bindur se Demarkacioni nuk do të kaloi këtë mandat,
– Kush është Partia FJALA,
– Çka ofron Partia FJALA,

– A do e mbanë FJALA fjalën pasi shqiptarët janë njerëz të fjalës,
– Pse Partia FJALA nuk është joshur nga ofertat që i ka pasur për disa vendime,
– Pse Partia FJALA do të hy vet në zgjedhje pa koalicione,
– Partia FJALA a do ti kërkoj votat nga të vdekurit sikurse partitë tjera,
– Gold Ag a do të jetë kandidat për deputet nga Partia FJALA,
– Pse duhet votuar Partinë FJALA,

– Çka pas përfundimit të specializimit të Kelmendit,
– Kelmendi ka qenë por, a do të jetë edhe tutje kundër ekstremizmit,
– Si parandalohet ekstremizmi sipas Kelmendit,

-Kush sipas Kelmendit është përgjegjës për dështimin e Kosovës në UNESCO,
– Pasi shumë politikan që nuk praktikojnë fenë, flasin së si duhet mu fal besimtarët, pse besimtarët nuk kanë drejt të flasin për politikë, histori apo tema të tjera pyet Kelmendi.

Prishtinë, 08.04.2017

VIDEO EMISIONI KOMPLET:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.