E enjte, Maj 9Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi – Mysafir në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova

Dr.Gëzim Kelmendi - Mysafir në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova

Mysafir në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova

Prishtinë (17.11.2016)

Emisioni “Zona e Debatit” në Klan Kosova, mbremë diskutoi për rrezikun e Kosovës nga sulmet ekstremiste dhe largimi i mësuesës me mbulesë nga Komuna e Malishevës.

Mysafir:
Dr.Gëzim Kelmendi – Partia FJALA,
Dardan Islami – Opinionist,
Fuad Ramiqi – Lisba,
Visar Duqiri – Gazeta Express.

Modeator:
Baton Haxhiu

Kelmendi: Në asnjë raport zyrtar nuk ceket që Kosova është vatër e ekstremistëve | Intervistë për Klan Kosova

Deputeti nga Partia Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se ka një dilemë lidhur me terroristët në Siri.

Sipas tij, ata janë të pakët në numër e nuk do të mund të rezistonin kaq shumë.

“Si është e mundur që një organizatë me 30 mijë veta të rezistojë gjithë botës: SHBA-së, NATO-së e Turqisë. Dilema ime është kush qëndron pas tyre”

Në një intervistë në Zonën e Debatit, Kelmendi është shprehur se ISIS nuk përfaqëson myslimanët.

“Ata mund të bëjnë thirrje çfarëdo, por ata nuk mund të përfaqësojnë 1 miliard e 700 milionë myslimanë në botë”.

Kelmendi ka thënë se politikanët po e përdorin terrorizmin për të marrë donacione.

“Ne duhet të ruhemi që mos ta njollosim rendin tonë për interesa personale. Është për keqardhje se si njerëz të politikës kosovare vetëm e vetëm thithin një donacion prej 30 mijë dollarëve ta shpallim shtetin tonë si qendër të terrorizmi”.

“Në asnjë raport zyrtar nuk ceket që Kosova është vatër e ekstremistëve”.

Po ashtu Kelmendi është shprehur se Kosova nuk është imune nga terrorizmi.“Rreziku për terrorizëm po vjen nga disa politikanë”.

Ai në Zonën e Debatit, ku po diskutohet për arrestimin e 19 personave për terrorizëm të cilët kishin në plan të kryenin një sulm terrorist në Shqipëri, ka thënë se terroristët kryejnë sulme në vende të banuara me myslimanë.

“Cak i sulmeve terroriste janë vendet që janë të banuara më shumë me myslimanë. Ku edhe Kosova është më mbi 90% myslimanë dhe edhe Kosova gjendet në pozitën e vende të rrezikuara. Kosova nuk duhet t’i mbyllë sytë përballë këtij kërcënimi global”.

Por Kelmendi po i fajëson politikanët për rrezikun nga sulmet terroriste.

“Edhe Policia e Kosovës edhe qytetarët janë gardianë të këtij shteti, por rreziku po vjen nga disa politikanë, që e kanë etiketuar Kosovën si vatër të terrorizimit. Edhe qeveria në Beograd e ka përdorur këtë fushatë më së miri, duke e cilësuar para partnereve ndërkombëtar si vatër të terroristëve”.

Ai është shprehur se vendi ynë nuk është i vetmi në Evropë, që ka shtetas që luftojnë në Siri, por që të gjithë duhet ta luftojmë këtë fenomen.

“Problemi që ka Kosova me këta djem që kanë shkuar në Siri e ka edhe Evropa. Nuk guxojnë politikanët që për interesa politike ta njollosin Kosovën pasi na kushton, si në rastin e mos anëtarësimit në UNESCO. Duhet ta parandalojmë terrorizmin. Është e rëndë që janë zënë 19 veta janë zënë para sulmit. Për mua këtyre nuk mund të thuhet as kriminel, që tenton të vras njerëz duke u thirru në një ideologji. Kosova nuk duhet që qëndrojë indiferenten karshi njerëzve që i ka në Siri. Ne duhet të tentojmë t’i kthejmë ata”.

“Jemi dëshmitar se ditët e fundit se Transparency International e ka vlerësuar Policinë e Kosovës. Fakti që kemi polici profesionale dhe që merr tituj ndërkombëtar nuk na bënë të rrimë indiferent ndaj kërcënimeve globale terroriste”, kështu është shprehur deputeti i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

“Kosova nuk është imune”, është shprehur Kelmendi.

Krejt në fund Kelmendi u ndal edhe të rasti i mësuesës me shami.

Ai u shpreh se për rastin e arsimtares në Malishevë: Na ka prek ky rast, por e shoh të izoluar | Intervistë për Klan Kosovën

Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës kanë kërkuar largimin e arsimtares, Fatmire Bujupi, pasi kjo e fundit mban shami.

Këtë kërkesë deputeti Gëzim Kelmendi, po e sheh si të jashtëligjshme.

“Kërkesa e tilla e prindërve është në tri shtylla, kundër kushtetuese, kundërligjiore dhe të drejtave të njeriut”.

Ai në intervistë në Zonën e Debatit është shprehur se nuk ka rrezik nga një arsimtare me shami përderisa ajo nuk ligjëron për fe.

“Neve si qytetarë na ka prek ky rast, por e shoh si të izoluar. Në mbrojtje të saj ka dalë drejtoresha e shkollës dhe drejtorati për arsim. Përderisa ligjëron përbrenda lëndës, nuk ka asnjë rrezik nga ajo. Kjo mbrapa vetes e ka shpinën e pastër”.

VIDEO NGA EMISIONI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.