E mërkurë, Maj 1Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: “Ndryshimet kushtetuese në Turqi do të reflektojnë me pozitivitet në rajon” | Intervistë për Anadolu Agency

Gëzim Kelmendi

Kelmendi: “Ndryshimet kushtetuese në Turqi do të reflektojnë me pozitivitet në rajon”

Intervistë për Anadolu Agency

Prishtinë, 06.04.2017

“Një Turqi e fortë dhe stabile nënkupton një stabilitet edhe në nivelin rajonal edhe në atë ndërkombëtar dhe botëror”, tha deputeti i Kosovës, Gëzim Kelmendi

Intervistoi: Sibel Vezaj

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gëzim Kelmendi, duke theksuar se ndryshimet kushtetuese në Turqi do të sjellin pozitivitet jo vetëm në skenën politike të Turqisë, por edhe në përmasa ndërkombëtare, tha se “Një Turqi e fortë dhe stabile nënkupton një stabilitet edhe në nivelin rajonal edhe në atë ndërkombëtar dhe botëror”.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kreu i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi në një intervistë për Anadolu Agency (AA) vlerësoi tubimet në disa shtete evropiane për mbështetje të presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan janë ndaluar padrejtësisht dhe se në këtë formë është shkelur liria e tubimit dhe e organizimit, e cila është një drejtë e garantuar me të drejtat ndërkombëtare.

Sipas tij, arsyet e këtyre përpjekjeve për ndalimin e promovimit të aktivitetit të presidentit Erdoğan si dhe të ngjarjeve tjera ku si objektiv merret Turqia dhe presidenti i saj, janë të shumta, por që në radhë të parë vjen xhelozia.

“Mendoj që në radhë të parë ka të bëjë me një xhelozi ndoshta politike për faktin se Presidenti Erdoğan është ndër liderët ndërkombëtarë më të suksesshëm të këtij shekulli, i cili ka arritur që Republikën e Turqisë ta nxjerrë nga një fundosje ekonomike dhe ta shndërrojë në një superfuqi ekonomike, në një superfuqi botërore dhe padyshim suksesi i tij, puna e tij, ashtu siç thotë populli ëshë therrë në sy për vendet tjera”, tha Kelmendi.

Duke rikujtuar 15 korrikun e vitit të kaluar, tentativën e dështuar për grusht shteti në Turqi deputeti Kelmendi tha se gjithmonë ka njerëz të cilët nuk ia duan të mirën Turqisë.

“Është për çudi se si një pjesë e mirë ndërkombëtare nuk e ka dënuar apo konkretisht nuk janë pozicionuar në krah të Republikës së Turqisë, apo autoriteteve turke që t’i luftojnë këto organizata terroriste dhe aktivitete të cilat janë në dëm të këtij shteti por edhe të vet Bashkimit Evropian”, tha Kelmendi.

Ai gjithashtu foli për referendumin në Turqi, duke theksuar se ndryshimet kushtetuese të inicuara do të sjellin pozitivitet jo vetëm në skenën politike të Turqisë, por edhe në përmasa ndërkombëtare. Sipas tij, një Turqi e fortë dhe stabile nënkupton një stabilitet edhe në nivelin rajonal edhe në atë ndërkombëtar dhe botëror.

Kelmendi po ashtu theksoi se vetëm Turqia dhe udhëheqësia aktuale e saj, në krye me Presidentin Erdoğan ka arritur t’i luftojë dhe të parandalojë shumë sulme dhe organizata terroriste, si dhe ta menaxhojë konfliktin në Siri.

“Prandaj një sukses i tillë i Presidentit Erdoğan nuk është një sukses vetëm në Turqi por në përmasa ndërkombëtare dhe unë uroj që qytetarët e Republikës së Turqisë dhe të gjithë shtetasit e Turqisë kudo në botë t’i përkrahin fuqishëm këto ndryshime kushtetuese dhe t’i japin mbështetje edhe më të fortë kushtetuese presidentit Erdoğan ngase ai e ka dëshmuar që e do popullin, e do shtetin dhe se ka kontribuar si për popull dhe shtet, ashtu edhe për paqen ndërkombëtare”, tha së fundi Kelmendi.

Intervistën mund ta gjeni edhe n♪7 portalin e Anadolu Agencisë në gjuhën Shqipe dhe at Turke:

Shqip:

http://aa.com.tr/sq/ballkan/ndryshimet-kushtetuese-n%C3%AB-turqi-do-t%C3%AB-reflektojn%C3%AB-me-pozitivitet-n%C3%AB-rajon/790463

Turqisht:

http://aa.com.tr/tr/dunya/kosovadaki-soz-partisi-genel-baskani-kelmendi-guclu-turkiye-uluslararasi-duzeyde-istikrar-demek/790244

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.