E premte, Maj 10Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: Po ku iu besohet juve more çështja e kufijve të Kosovës ?!

Gëzim Kelmendi
Dr.Gëzim Kelmendi: Po ku iu besohet juve more çështja e kufijve të Kosovës ?!

Ju lider politik të pushtetit, të zhytur në luksin e politikës po dëshironi të i bëni “mirë” Kosovës.
Ju jeni ata që do të iu mbajnë mend çdo gjeneratë shqiptari, brez pas brezi.
Ju ia falët 8 mijë hektarë Malit të Zi.
Ju në ditën ku u ratifikua marrëveshja e demarkacionit, kur ia dhuruat Malit të Zi 8 mijë hektarë, u përqafuat në parlament njëri me tjetrin duke ia uruar humbjen e 8 mijë hektarëve të Kosovës.

E tash nuk iu mjaftoj dëmi prej 8 mijë hektarëve që ia dhuruat Malit të Zi, tash po dëshironi edhe Serbisë ia bëni një dhuratë ” modeste”.
Po dëshironi të ia dhuroni Serbisë pjesën më të pasur të Kosovës, pjesën veriore.

Opozita e zhytur në luksin e politikës nuk po mundet të i bën ballë koalicionit qeverisës PAN-Akr.

LDK-ja ka përgjegjësi që Kadri Veselin e bëri kryeparlamentar dhe Hashim Thaçin president, në mandatin e kaluar.
VV-ja po ndjehet frikësuar nga kërcënimet e vazhdueshme të kryeministrit Haradinaj, së fundi edhe kërcënimet fizike.
VV-ja mandatin e kaluar e pat “shkatërruar” qeverinë e LDK-së me ve e domate, nga kryeministri e rend deri të zv.ministrat.
Këtë mandat VV- ja nuk po guxon as “cik” me ia bë qeverisë Haradinaj.
Tash për ta rikthyer reputacionin dhe vëmendjen pas përçarjes, kërkon ta sakrifikoj rininë dhe policinë me protesta.

E kam thënë më herët, po e them prap:

kufijtë e parë origjinal e Kosovës i ka caktu Perandoria Osmane deri në Nish. Ose kërkoni kufijtë e parë origjinal të Kosovës deri në Nish, ose heshtni se keni ma na lënë edhe pa Mitrovicë edhe pa Ujman.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.