E shtunë, Maj 4Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: Pragu i 5 përqindëshit nuk do të jetë problem për ne (Video) | Intervistë pë portalin Telegrafi

GK 231
Dr.Gëzim Kelmendi: Pragu i 5 përqindëshit nuk do të jetë problem për ne (Video) | Intervistë pë portalin Telegrafi

Prishtinë, 09.06.2017

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, në intervistën dhënë Telegrafit ka thënë se kanë hyrë të vetëm në garën parazgjedhore me 110 kandidatë, të barabartë me numrin e kandidatëve edhe të koalicioneve të mëdha.

Ai tha se qytetarët po i japin kurajë dhe po e mirëpresin partinë e tij duke shtuar se për dallim nga partitë e tjera që mbajnë tubime, partia e tij nuk e bën një gjë të tillë.

“Ne shkojmë tek qytetarët, aty ku ata janë në sheshe apo edhe ku e zhvillojnë veprimtarinë e tyre nëpër biznese. Kemi zgjedhur këtë rrugë pasi qytetarët janë shumë të zhgënjyer me partitë politike”.

Kelmendi tha se përvoja e tij si deputet ka bërë që të shoh shumë deputetë se çfarë punojnë në Kuvend.

“Ne e kemi analizuar pragun e 5 për qindëshit dhe nuk është pengesë reale. Jemi shumë optimist që do të marrim numrin maksimal të ulëseve në parlament. Qytetari, është ai që do të vendos. Mesazhet janë shumë të qarta ‘qytetarët janë për ndryshim’”, shtoi tutje ai.

Kelmendi gjithashtu tha se kandidatët e partive tjera nuk kanë përzgjedh gjuhë të mirë, përkundrazi sipas tij ata janë shumë banal në fjalorin e tyre.

“Partitë e mëdha janë shkelës të të drejtave të njeriut. Përndryshe po shohim një fushat mashtruese, denigruese. Mashtrimi i parë na vjen qysh në fillim. Po dalin me program të tyre kur deri natën e fundit as që e kanë ditur që do të shkojnë në zgjedhje me koalicion”.

Ai po ashtu tha se partitë politike që kanë udhëheq me shtetin nuk kanë realizuar premtimet e tyre për punësim.

“Përvoja e kaluar na ka treguar se këta nuk kanë as 10 për qind korrektë me qytetarët e Kosovës. Përderisa njëra parti ka premtuar 200 mijë vende të punës, partia tjetër ka premtuar 120 mijë – u bënë bashkë, udhëhoqën Kosovën në qeverisjen e fundit dhe këto jo vetëm që nuk i realizuan, por inspiruan mbi 300 mijë qytetarë të Kosovës të largohen nga vendi. Sot ende nuk e kemi ushtrinë, edhe pse flasin fjalë miradije dhe atdhedashurie. Ushtria ende është peng i marrëveshje dhe inateve të tyre politike. Kosova ka mbetur edhe peng i izolimit ndërkombëtar”.

Kryetari i partisë “Fjala”, u shpreh se kandidatët e partive të tjera politike e kanë denigruar dinjitetin e qytetarit të Kosovës duke i shpërndarë pitalka për iftar.

Ai po ashtu tha se për çdo fushë e kanë të hartuar programin qysh para dy viteve.

“Shtyllat kryesore të programit janë: sundimi i drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik”.

Padrejtësia në Kosovë sipas tij është mjaft e madhe – po ashtu edhe krimi i organizuar është përhapur në masë të shtuar.

Ndërsa sa i përket vijave të kuqe ai tha se ‘vijat e kuqe’, asnjëherë nuk do t’i përmend.

“Primare për ne është përfaqësimi në parlamentin e Kosovës, nuk është kusht i jonë pushteti. Vijat e kuqe do tua lëmë atyre që i shkelën ato. Të gjithë ata që kanë mbështet dhe kanë aplikuar korrupsionin nuk do të kemi koalicion me ta”, tha më tej ai.
Ndërkaq, Kelmendi shtoi se partitë politike janë shumë luhatshëm në qëndrimet e tyre, pasi mendojnë vetëm për interesa personale.

“Koalicionet e natës dhe koalicionet tjera na bënë që të kuptojmë që asgjë nuk është e sigurt rreth parimeve të Demarkacionit dhe Asociacionit. Këta u bënë bashkë për interesa personale. Sfidë do të jetë edhe këtë mandat Demarkacioni, por këta prapë do të bëhen bashkë. Prapë mund të ketë LDK dhe PDK në një koalicion”, ka thënë Gëzim Kelmendi, kryetari i parisë “Fjala”. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.