E premte, Maj 17Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: Rrahja në debat, “alarm shtetëror”!

Gëzim Kelmendi 002
Dr.Gëzim Kelmendi: Rrahja në debat, “alarm shtetëror”!

Prishtinë, 29.09.2017

Rrahja në debat, “alarm shtetëror”!

Rrahja në mes deputetëve në debatin e sotëm, konkretisht sulmi i deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqit ndaj deputetit të NISMË-s Milaim Zekës, tregon qartë metodologjinë e dhunës që egziston brenda VV-së.
Ky sulm duhet të ndezë alarmin shtetëror dhe të ngritë masat e parandaluese për të ardhmen.
Ngase nga ajo që kemi parë deri më tani duke filluar nga dhuna në rrugë, dhunimi i policëve, sulmet ndaj instiucioneve shtetërore, dëmtimi i pronës publike dhe rrahja e sotme në debat televiziv, tregon qartë se kjo lëvizje është e gatshme të përdorë çdo formë të dhunës vetëm e vetëm për të arritur në pushtet.
Institucionet tona të drejtësisë dhe sigurisë duhet të jenë më aktive dhe më efikase në parandalimin e sulmeve të tilla që mund të sjellin edhe viktima në të ardhmen.
Turp dhe tmerr i madh është duke ndodhur në vendin tonë.
Po njollosemi edhe si popull edhe si shtet.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.