
Dr.Gëzim Kelmendi – Shpresa jonë është te Zoti pastaj të populli andaj besojmë se FJALA do kaloj pragun 5%
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi mbremë në emisionin “Rrokum Roll” tha se me bindje të plotë do e kalojm pragun prej 5%, pasi Zoti kurr nuk i ka humbur njerëzit e drejtë, pavarësisht besime të tyre Zoti i ka shpërbly njerëzit e drejtë për shkak të drejtësisë, andaj edhe unë e kam atë shpresë të Zoti se ai nuk i humbë njerëzit e drejtë.
Po ashtu shpresa jonë është te populli i cili do të vlerësoj punën tonë, sinqeritetin tonë, sakrificën tonë, se Gëzim Kelmendi si kryetar i Partisë FJALA, dhe Ne si Parti FJALA kemi sakrifikuar shumë pasi i kemi qëndruar besnik popullit, i kemi qëndruar besnik të ardhmës së Kosovës dhe jo interesave përsonale.
(shkëputje nga emisioni Rrokum Roll në Rrokum TV).