E diel, Maj 5Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: Sot në Kuvend krejt deputetët e dinim që është seanca e fundit, përveç atyne të LDK’s (video)

GK 100
Kelmendi: Disponimi im është me garu të vetëm si parti, por në ditët në vazhdim, kryesia e merr vendimin!

Kryetari i Partise “Fjala”, Gezim Kelmendi e ka konfirmu në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum se e ka votu mocionin për rrëzimin e Qeverisë, të drejtuar nga Isa Mustafa.

“Kjo Qeveri ka deshtu përballë projekteve madhore si mosthemelimi i Ushtrisë dhe mosliberalizimi i vizave”, e ka arsyetu vendimin e tij Kelmendi, duke shtu se, Qeveria nuk ka reflektu përballe këtyne projekteve.

Kelmendi ka ba me dije se krejt deputetët e kanë ditë se sot ka qenë seanca e fundit e Kuvendit të Kosoves dhe së ma se largu deri të Hanën pritet me përfundu, qyth thotë ai, bashkëjetesa mes LDK’s dhe PDK’s.

“Krejt e dinim së ka ardhe fundi, mbas takimit para dy dite që e kanë mbajtë Mustafa me Veselin”.

Megjithatë, Kelmendi ka thanë së menyra e ndamjës së këtij koalicioni ende nuk dihet, a ka me u ba më marrëveshje apo me anë të mocionit.

Kelmendi ka shtu se, veç deputetet e LDK’s nuk pajtoheshin me faktin se vendi po shkon në zgjedhje, shkruan Rrokum.TV

“Partia “Fjala” është e pregaditun me shku në zgjedhje, kemi me hy të vetëm, megjithëse kryesia e partisë ka me konfirmu vendimin për këtë çështje”, ka ba me dije Kelmendi.

Sipas tij, “Fjala” ka me e kalu pragun zgjedhor, ndërsa për sondazhet e fundit ai thotë se partia e tij nuk është përfshi në ato sondazhe.

“Disa që kanë ba sondazhe janë tutë me na perfshi, sepse s’kanë dashtë me m’ba marketing”, shprehet Kelmendi./Rrokum.TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.