E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi: Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë të vetëm

Kelmendi: Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë të vetëm

Prishtinë, 27.04.2017

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka reaguar pas dhunës së shprehur nga disa ekstremistë ndaj deputetëve shqiptarë.

Ja reagimi i plotë i Kryetarit Kelmendi:

Shqiptarët e Maqedonisë nuk janë të vetëm
Dhuna e shprehur nga disa ekstremistë ndaj deputetëve shqiptar dhe deputetëve socialdemokrat maqedon, rrezikon bashkëjetesën shqiptaro maqedone.
Kjo dhunë tregon qartë se në Maqedoni ende janë prezente elemente ekstremiste nacionaliste kundër shqiptarëve.

Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet të jenë më të zëshme në mbrojtjen e shqiptarëve të Maqedonisë.
Përndryshe duhet ta dijnë të gjithë ekstremistët maqedon se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë të vetëm.
Ata kanë prapa vete 10 milion shqiptarë.

Jemi ne shqiptarët që padrejtësisht u ndamë para një shekulli në dy tash tri shtete.
Jemi ne shqiptarët që po i dhurojmë stabilitet ballkanit.
Por, mos luani me durimin tonë.

Mos i prekni shqiptarët e Maqedonisë, se keni prekur tërë shqiptarinë.

Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.