E diel, Maj 5Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.Gëzim Kelmendi – Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L – 105 për Mbrojtjën e Fëmijëve – Fjalim në Kuvendin e Kosovës

GK 6
Dr.Gëzim Kelmendi – Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L – 105 për Mbrojtjën e Fëmijëve

Fjalimi i Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në Kuvendin në Kosovës rreth ligjit i cili parasheh mbrojtjën e fëmijëve.

GËZIM KELMENDI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
Të nderuar ministra,
Deputetë të nderuar!
Duke pasur parasysh vërejtjet e shumta që u dhanë për këtë projektligj nga kolegët deputetë, atëherë është e udhës që ministria, si sponzorizues i këtij projektligji, ta tërheqë mbrapa këtë projektligj, ju i dini edhe rregullat: kur një projektligj ka vërejtje të mëdha përmbajtjesore, duhet të kthehet prapa në Qeveri, të korrigjohet dhe pastaj përsëri të sillet në Kuvend, në mënyrë që të mos i humbë vlera dhe pesha e këtij projektligji, pra të mos jetë vetëm në korrigjim dhe përpunim në anën e Komisionit Parlamentar.

Duke pasur parasysh vërejtjet e mëdha që u bënë sot nga shumica e kolegëve deputetë, është e udhës që ministria përkatëse ta tërheqë prapa këtë projektligj dhe të na sjellë një projektligj më produktiv për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në Kosovë.

Nuk do koment që vite me radhë siguria e fëmijëve të Kosovës nuk është në nivelin e duhur. Kur flasim për sigurinë dhe mungesën e kujdesit ndaj tyre, fjala kryesore bie te fëmijët e komuniteteve në Kosovë, veçanërisht të komuniteteve egjiptian, ashkali dhe rom, të cilët fatkeqësisht nuk kanë trajtim shtetëror dhe institucional sa duhet, nuk kanë kujdes sa duhet.

Kemi parë vite me radhë kur edhe fëmijët nga mungesa e përkujdesjes adekuate institucionale kanë qenë viktimë edhe e qenve endacakë në rrugët e Kosovës. Prandaj, ne si shtet duhet të merremi më shumë me kujdesin ndaj tyre.
Në anën tjetër, edhe unë nuk pajtohem fare me Projektligjin për mbrojtjen nga skemat sociale, ku një fëmijë nëse ka kaluar moshën pesëvjeçare privohet familja e tij nga skema sociale.

Kjo politikë zhvillimore e zvogëlon apo, më mirë të thuhet, e rëndon edhe më shumë situatën në Kosovë që e kemi, duke u ballafaquar këto vite pas luftës me rënie të natalitetit. Në vend që Qeveria dhe shteti ynë të merret me politika zhvillimore të ruajë dhe të rritë natalitetit, ne jemi duke bërë politika që të uli
m natalitetin, nga se çdo familje që e ka një fëmijë mbi moshën 5 – vjeçare privohen nga skema sociale.

Prandaj, pa dashur të zgjas më shumë, ne gjithë jemi dëshmitarë se si po privohen edhe familjet nga skema sociale, si shëndeti dhe siguria e fëmijëve kosovarë nuk është në nivelin e duhur.
Kërkoj nga ministria si sponzorizuese e projektligjit ta tërheqë prapa këtë projektligj dhe të hapë rrugën për një projektligj të ri, më produktiv dhe më të mirë të jetë në Kuvendin e Kosovës.

Shiko videon nga Kuvendi i Kosovës:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.