
Dr.Gëzim Kelmendi uron Drenasin për zgjedhje duke i lutur të votojnë ata që e meritojnë dhe jo ata që i mashtrojnë
Prishtinë (02.12.2016)
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Sonte në ora 00:00, mbyllet fushata ndërsa të dielën ju do të zgjedhni udhëheqësin e juaj.
Ne Partia FJALA, ju kemi ofruar kandidatin më të mirë me vlera të larta morale dhe intelektuale.
17 vite pas luftës janë dëshmia më e mirë se Drenasi ka nevojë për ndryshime.
Ndryshimi nuk vjen me partitë e vjetra, por me partitë e reja. Mr.sci Vehbi Berisha e ka dëshmuar se e don Drenasin dhe qytetarët e Drenasit.
Vota është amanet, amanetin duhet dhënë atij që i besoni, e jo atij që mashtron.
Votoni më të mirin, votoni drejtësinë, votoni për ardhmërinë e juaj, votoni Vehbi BERISHËN me numër 14.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA.