Zgjedhjet në Drenas 2016
FJALA: Kemi pasur kandidatin më të fortë nga aspekti profesional dhe intelektual
FJALA: Kemi pasur kandidatin më të fortë nga aspekti profesional dhe intelektual
Prishtinë (05.12.2016)
Partia FJALA ka falënderuar qytetarët e Drenasit për përkrahjen që i dhanë kandidatit të kësaj partie në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas. Sipas kësaj partie rezultati prej 2.62 % ( 518 vota) është dëshmi e qartë se Partia FJALA qysh në fillim të themelimit të saj, merr mbështetje në një nga qendrat ( bastionet) më të forta të partisë më të madhe në vend, PDK-së, transmeton KosovaPost.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Më lejoni që në emër të Partisë FJALA të ju falënderoj për mbështetjen e dhënë Kandidatit për Kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia FJALA, Mr.sci.Vehbi Berishës.
Rezultati prej 2.62 % ( 518 vota) është dëshmi e qartë se Partia F

Kryetari i Partisë FJALA, Dr.Gëzim Kelmendi falënderon qytetarëtve Drenasit
Kryetari i Partisë FJALA, Dr.Gëzim Kelmendi falënderon qytetarëtve Drenasit
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Më lejoni që në emër të Partisë FJALA të ju falënderoj për mbështetjen e dhënë Kandidatit për Kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia FJALA, Mr.sci.Vehbi Berishës.
Rezultati prej 2.62 % (518 vota) është dëshmi e qartë se Partia FJALA qysh në fillim të themelimit të saj, merr mbështetje në një nga qendrat (bastionet) më të forta të partisë më të madhe në vend, PDK-së.
Këtë rezultat të Partisë FJALA e bën edhe më të fuqishëm fakti se shumë parti parlamentare nuk kanë pasur guximin dhe vullnetin që të garojnë.
Ndërsa partia e dytë në Kosovë, LDK që e ka edhe Kryeministrin ka fituar me një diferencë të vogël ndaj nesh, 5.26% të votave.
Ne gjatë tërë fushatës në Drenas,
Dr.Gëzim Kelmendi uron Drenasin për zgjedhje duke i lutur të votojnë ata që e meritojnë dhe jo ata që i mashtrojnë
Dr.Gëzim Kelmendi uron Drenasin për zgjedhje duke i lutur të votojnë ata që e meritojnë dhe jo ata që i mashtrojnë
Prishtinë (02.12.2016)
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Sonte në ora 00:00, mbyllet fushata ndërsa të dielën ju do të zgjedhni udhëheqësin e juaj.
Ne Partia FJALA, ju kemi ofruar kandidatin më të mirë me vlera të larta morale dhe intelektuale.
17 vite pas luftës janë dëshmia më e mirë se Drenasi ka nevojë për ndryshime.
Ndryshimi nuk vjen me partitë e vjetra, por me partitë e reja. Mr.sci Vehbi Berisha e ka dëshmuar se e don Drenasin dhe qytetarët e Drenasit.
Vota është amanet, amanetin duhet dhënë atij që i besoni, e jo atij që mashtron.
Votoni më të mirin, votoni drejtësinë, votoni për ardhmërinë e juaj, votoni Vehbi BERISHËN me numër 14.
Me respekt,
G
Të dashur qytetarë të Drenasit, Ju keni dhënë shumë për lirinë e Kosovës
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Ju keni dhënë shumë për lirinë e Kosovës,
Ju meritoni më shumë,
Me juve filloj liria,
Me juve le të fillon mirësia.
Votoni kandidatin më të mirë,
Votoni Mr.sci Vehbi Berishën.
Partia FJALA dhe kandidati Vehbi Berisha garojnë me numrin “14” në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës
Partia FJALA dhe kandidati Vehbi Berisha garojnë me numrin “14” në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës
KQZ bën renditjen e subjekteve politike në Drenas
Partia FJALA dhe kandidati Vehbi Berisha garojnë me numrin “14”
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit të cilat do të mbahen me 4 dhjetor 2016, Partia FJALA kandidon me Mr.sci.Vehbi Berisha i cili aktualisht është Asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit dhe njëherit kryetar i Partisë FJALA – Dega në Drenas.
Ndërsa sot me datë 18 nëntor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoj tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për Kryetar të Komunës së Drenasit, ku Partia FJALA dhe kandidati i saj Vehbi Berisha do të garojnë me numrin “14”.
Partia FJALA,
Prishtinë, 18.11.2016

KQZ-ja certifikoi kandidatët për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit)
KQZ-ja certifikoi kandidatët për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, z. Binak Vishaj.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) që do të mbahen më 04 dhjetor 2016.
Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe se konstaton se janë plotësuar të gjitha kushtet për certifikimin e tyre.
Pas kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëv
Fjalët e para të M.sci.Vehbi Berisha pas publikimit të kandidaturës për Kryetar të Komunës së Drenasit
Të nderuar qytetarë të Drenasit,
Të nderuar miq dhe përkrahës,
Pas konsultimeve të shumta që kamë bërë këto ditë me shumë qytetarë, ekspert të fushave të ndryshme dhe njohës të rrethanave në Drenas, si dhe pas vendimit të kryesisë së degës së Partisë FJALA në Drenas, ku kam marr përkrahjen dhe mbështetjen e plotë nga të gjithë për paraqitjen e kandidaturës sime për Kryetar të Komunës së Drenasit.
Prandaj nga ky çast e bëjë publike kandidaturën time zyrtare për Kryetar të Komunës së Drenasit, ku kjo kandidaturë e imja mbështetët fuqishëm në punën time të deritashme si Asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit ku për dy mandate rresht kamë qenë plotësisht i përkushtuar në ngritjen e shqetësimeve, halleve dhe problemeve të qytetarëve të Drenasit pa dallim, në aspektin e qeverisjes