E martë, Maj 7Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Dr.GëzimKelmendi i reagon Haradinajt, çka është kjo dashni e jotja për serbët?

GK Reagime
Dr.GëzimKelmendi i reagon Haradinajt, çka është kjo dashni e jotja për serbët?

Prishtinë, 29.01.2018

Kryeministër Haradinaj, çka është kjo dashni e jotja për serbët?
A pse lista serbe të bëri kryeministër apo…?

Kryeministër Haradinaj qenke treguar shumë i shpejtë ndaj grafiteve fyese për serbët në një shkollë të Fushë Kosovës
Por nuk ke reaguar fare ndaj grafiteve fyese për shqiptarët në një shkollë të Obiliqit.

E dijmë të gjithë se serbët ( lista serbe) të kanë bërë kryeministër me pëlqimin e Vuçiçit.
Ditën kur u bëre kryeministër, mbajte fjalim në gjuhën serbe.
Në media serbe flet gjuhën serbe.
Kur u vra në pjesën veriore të Mitrovicës Oliver Ivanoviç ( i akuzuari për krime ndaj shqiptarëve) ftove urgjent këshillin e sigurisë kombëtare.

Një gjë duhet ta kesh me dije se je kryeministër i popullit të Kosovës dhe jo kryeministër e gardian i komunitetit serb.

Ti duhesh me e mbrojtë popullin e Kosovës.
Duhesh me i mbrojtë aleatët tanë sikur SHBA-të dhe BE-në .
E ti jo vetëm që nuk po e bën këtë, por i ke prishur raportet me aleatët tanë dhe nuk e mbrojte si duhet ambasadorin amerikan Delawie, kur e ofendoj ai kusha yt milioneri Nasim Haradinaj.

Thirri mendjes e sillu si burrë shteti e jo si avokat i listës serbe, listë kjo që nuk e njeh shtetin e Kosovës por ia merr paret popullit të Kosovës, ka përfunduar Kelmendi reagimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.