E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Duraku: A JEMI TË MASHTRUAR NE INFERMIERËT !?

Enlirat Duraku
Duraku: A JEMI TË MASHTRUAR NE INFERMIERËT !?

Shkruan: Enlirat Duraku

Ne mbajmë, familje, miq dhe pacientë së bashku. Ne përpiqemi t’i ndalojmë njerëzit të marrin jetën e tyre, të dëmtojnë shëndetin e tyre, duke ofruar shpresë. Shumë prej nesh nuk mund ta bëjnë këtë për vetën e tyre.Infermierët po shkojnë në shtëpi duke qarë në fund të një jave prej 40 orësh, ata në turne me ndërrime nate të pa paguara, me fundjava të pa paguar, orë shtesë të pa paguara duke duruar llojë llojë abuzimesh verbale e psiqike, të mbingarkuar me punë vetëm për të mbajtur një çati mbi kokë.
Përkundër kësaj ne shkojmë dita ditës dhe kujdesemi për të gjithë të tjerët kur nuk mund të kujdesemi për veten tonë.
Zyrtarë të financave me sqarimet e tyre konfuze mundohet të na e spjegoi se pagesat janë në rregull dhe në përputhje me ligjin duke e ditur se ne nuk jemi ekonomist si dhe duke e shfrytëzuar këtë fakt që të manipulojnë.
Të jenë të bindur ata që kjo punë do të sqarohet dhe se nuk do të kan takime me ne mirepo me ekspert të fushës së ekonomisë në mënyrë që të jenë të barabrtë në zgjidhjen e kësaj qështje.Nëse del që gjithë këto vite, ne si komunitet jemi dëmtu, që mos të them VJEDHUR, të përgatiten për t’u përballur me pasojat e veprimeve të tyre.
Mbi të gjitha, puna që bëjmë vlen shumë më tepër. Ne kemi vlerë shumë më tepër. Kur do ta shohin atë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.