E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Duraku: Dje na duartrokitët, sot na injoroni !

ED
Duraku: Dje na duartrokitët, sot na injoroni !

Në kohën kur paknaqësitë e infermierëve janë në kulmin e tyre, si me koeficient të pagave, pagesat diskriminuese të ndërrimeve të natës, 18€ për 12 orë pune, me mos pagesën e vikendeve dhe festave, rrezikshmërinë l, orët shtesë , kjo qeveri godet rëndë infermierët duke zgjedhur injorimin e kërkesave tona.

Dje e duartrokitën infermierin, i thurën lavde, tituj heroik, ndërsa sot na injoruan duke mos e marrë parasysh as protestën e as thirrjen për reflektim të komunitetit tonë.

Gjatë fushatave të gjithë e shfrytëzuan komunitetin tonë duke i përmendur thuajse në çdo mundësi të dhënë.

20 vite i kaluam të injoruar, të shtypur, të diskriminuar, të ofenduar deri në etiketime si “punëtor krahu”, “tekniqar”, “staf i mesëm, i ulët” etj.

Kryeministër, për të dialoguar çështjet e infermierisë të drejtë ka vetëm infermieri, sepse askush nuk i di dhe nuk i përfaqëson interesat e infermieri si vetë infermier.

Kryeministër, mos harro se tani hapen kufijt ndërsa agjensionet e punësimeve jashtë vendi janë aktive, përveq që shumë infermier janë në proces e sipër, të tjerët janë në pritje të vlerësimit institucional të komunitetit tonë.

Ju ftoj të reflektoni, që Kosova mos të vie në atë gjendje ku do të imponohet importimi i infermierëve, shembull keni mjaftë vende të BE-së.

Enlirat K. Duraku
Sekretar, Sindikata e Infermierëve të Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.